Flash

Detaje të reja/ Zbulohet çfarë ndodhi pas dyerve të mbyllura të këshillit politik

Lapsi.al 29 July 2020
Detaje të reja/ Zbulohet çfarë ndodhi pas dyerve të

Burime të lapsi.al nga mbledhja e Këshillit Politik bëjnë me dije se PS refuzon propozimin e opozitës i cili mundëson hapjen e listave 100 %, pa ndryshime të tjera në formulën e koalicioneve dhe shpërndarjes së mandateve.

Përfaqësuesi i PS në Këshillin Politik Damian Gjiknuri mësohet të ketë kërkuar mbylljen e mbledhjes disa herë, duke i qëndruar ndryshimeve të njëanshme të hartuara dhe paraqitura nga PS.

Përfaqësuesit e Opozitës së Bashkuar Bylykbashi dhe Vasili kanë vënë theksin tek nevoja për të gjetur konsensus dhe se propozimi i Opozitës jep zgjidhje konkrete për hapjen 100 % të listave dhe duhet të shqyrtohet nga Këshilli.

Opozita ka paralajmëruar se me ecjen në mënyrë të njëanshme për ndryshimin e Kushtetutës, PS po shkatërron marrëveshjen e 5 Qershorit dhe 14 Janarit, duke hedhur në erë konsensusin e arritur, që është kyç për hapjen e negociatave.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI