Flash

Si u gjet arma e ekzekutimit të Emiljano Ramazanit në Elbasan

Lapsi.al 28 July 2020
Si u gjet arma e ekzekutimit të Emiljano Ramazanit në Elbasan

Një javë nga vrasja e Emiljano Ramazanit në Elbasan policia ka gjetur dhe sekuestruar amën me të cilën u ekzekutua 40-vjeçari. Për pasojë janë vënë në pranga babë e bir, pronarë të një servisi ku ishte fshehur arma e krimit.

Në pranga janë vënë Albert Manahasa 64-vjeç dhe Seit Manahasa 37-vjeç, të dy banues në Peqin. Pistoleta model 54 TT, ishte fshehur poshtë serbatorit të një makine. Policia i akuzon për ndihmë në krim dhe jo si autorët e ekzekutimit. Ditën e djeshme forcat RENEA ndërhynë në Peqin, ku përmes një aksioni shoqëruan 6 persona, anëtarë të së njëjtës familje të cilët dyshohet se mund të kishin dijeni për ngjarjen.

Bujar Dervishaj, një nga 6 të shoqëruarit tha pas lirimit nga qelia se arma është vendosur aty nga persona të tjerë që duan të fshehin implikimin në këtë ngjarje.

Emiljano Ramazani u ekzekutua nga një person me kapuç pasditen e 20 korrikut pasi kishte dalë nga palestra. Personi i maskuar doli nga një makinë dhe afrohet në drejtim të Ramazanit duke ekzekutuar atë për 30 sekonda. Makina e autorëve u gjet e djegur në dalje të qytetit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Grabitet fabrika e peshkut në Elbasan

Një fabrikë e përpunimit të peshkut mësohet se është grabitur ditën e sotme në fshatin Fushë-Labinot në Elbasan. Burime mediatike bëjnë me dije se ngjarja ka nd...

19:51

I prekur nga Covid, reagon Kadri Veseli

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, përmes një statusi në Facebook, ka bërë të ditur se pavarësisht infektimit me Covid-19, gjendja e tij s...

19:13

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI