Flash

Situatë e rëndë në Kosovë, 276 raste të reja me Covid

Lapsi.al 27 July 2020
Situatë e rëndë në Kosovë, 276 raste të reja me

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 404 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 276 raste positive dhe 8 persona të vdekur.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 61 raste, komuna Gjilan 29 raste, komuna Podujevë 23 raste, komuna Gjakovë 22 raste, komuna Vushtrri 22 raste, komuna Prizren 20 raste, komuna Mitrovicë 14 raste, komuna Skenderaj 10 raste, komuna Viti 9 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Fushë Kosovë 7 raste, komuna Rahovec 6 raste, komuna Kamenicë 6 raste, komuna Dragash 5 raste, komuna Malishevë 5 raste, komuna Ferizaj 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Klinë 4 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Zubin Potok 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Shtime, Graçanicë dhe Kaçanik. Sot janë shëruar 153 pacientë dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve është 4.027 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.201.

Numri total i rasteve pozitive është 7.413 raste nga 34.720 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me 185 viktima të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI