Flash

Rama sulmon ashpër Metën: E ka kthyer zyrën e presidentit në seli të njëanshme dhe në një vatër të hedhjes në zjarr

Lapsi.al 27 July 2020
Rama sulmon ashpër Metën: E ka kthyer zyrën e presidentit në

Edi Rama sulmoi ashpër Ilir Metën, duke thënë në Kuvend se është i vetmi President në vend që e ka kthyer zyrën e këtij institucioni në seli të njëanshme dhe vatër të hedhjes së zjarrit.

Kryeministri deklaroi se asnjë president tjetër në vend nuk shkoi përtej korrnizës kushtetuese, përveç Metës, i cili sipas tij, ishte aq i mirë me opozitën, sa i bëri keq Shqipërisë me akte vandale.

“Të gjithë harrojnë se Ilir Meta u bë presidentit me votat e tij dhe tonat, se nuk i kishim votat. Që në atë kohë e kam thënë që zgjodhëm presidentin më të mirë që mund të kishte opozita për veten e vet. As unë vetë nuk e kisha paraparë që presidenti do të ishte aq i mirë për opozitën, sa do të bëhej i keq për Shqipërinë, me akte vandale ndaj Kushtetutës dhe me akte në kundërshtim të plotë me traditën e vendosur në atë zyrë nga presidentë të tjerë, që asnjëherë nuk shkuan përtej korrnizës kushtetuese.

Përpara Ilir Metës, Bujar Nishani duket si George Uashingtoni. Nëse e ndajmë Nishanin në dy pjesë, në atë të statuseve dhe intervistave pa frena dhe në atë të firmave si president në funksion të kryerjes së detyrës, Nishani i parë ishte një sekëlldi për Kushtetutën dhe shoqërinë në pikëpamje të të qenit simbol i unitetit kombëtar, ndërsa i dyti ishte absolutisht në rregull me Kushtetutën. Të njëjtën gjë mund të themi për të gjithë presidentët, por jo për Ilir Metën, që e ka kthyer zyrën e presidentit në seli të njëanshme dhe në një vatër të hedhjes në zjarr, duke përdorur Kushtetutën si letër dhe mllefin e tij ndaj shumicës si degëzim. Presidenti i ka bërë shkeljet dhe i ka bërë vençe”, u shpreh kryeministri.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI