Flash

Nga dasma e deri tek ardhja në jetë e një fëmije, Ledri flet për të pathënat e jetës private

Lapsi.al 27 July 2020
Nga dasma e deri tek ardhja në jetë e një fëmije, Ledri flet

Sara dhe Ledri na konfirmuan më në fund ditën e Djeshme lajmin se do bëhen prindër për herë të parë me anë të një super videoje.

Ndonëse kishte goxha javë që mediat shkruanin për ta, çifti kishte vendosur të qëndronte në heshtje deri sot, kur na treguan se po presin një vajzë.

Sakaq, ditën e djeshme, Ledri ishte i ftuar në ‘E diell’ ku po ashtu foli për herë të parë për lajmet e ëmbëla, duke konfirmuar çdo gjë, teksa tha se ka ardhur koha ta provojë edhe ai këtë ndjenjë.

Aty ky ka pemë flakë ka pas. A më ka hije me kon babë? Me kismet…do ia dalim. Është gocë.

Ndër të tjera në këtë emision, reperi i sukseshëm na zbuloi edhe një super dhuratë që i ka bërë partnerja e tij Sara.

Gazetari Ervin Kurti e ngacmoi Ledrin, duke e pyetur se ka dëgjuar se i kanë blerë një yll në qiell dhe ai tha se është dhuratë nga partnerja e tij.

Po, Sara ma ka ble një yll për ditëlindje. Veç ka met edhe anija kozmike edhe me u nis me qit flamurin”- tha ai me humor.

Sara dhe Ledri kanë disa vite bashkë, por vendosën ta bëjnë publike lidhjen e tyre vetëm gjatë pandemisë, në muajin prill. Ata ende nuk janë celebruar, por prindërit e reperit kanë thënë në intervista të ndryshme se kjo gjë mund të ndodhë së shpejti.

Megjithatë me sa na la Ledri të kuptohet në këtë intervistë nuk do ketë një dasëm në të ardhmen e afërt, pasi kur u pyet rreth saj tha vetëm: “Jo… pandemia…”

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI