Flash

Rekordi/ Shifrat e frikshme të Kristiano Ronaldos si kampion i Italisë

Lapsi.al 27 July 2020
Rekordi/ Shifrat e frikshme të Kristiano Ronaldos si kampion i Italisë

Kur Kristiano Ronaldo vendosi të largohet nga Reali për të shkuar drejt shtatë herë kampionëve të Italisë, shumëkush e kritikoi se ai në moshën 33 vjeçare zgjodhi rrugën më të lehtë, pasi zgjodhi një skuadër që dominonte futbollin italian. Por këtë herë, sulmuesi portuges i përgënjeshtroi analistët e futbollit. Ai u bë i domosdoshëm për Juventusin që zor se do të fitonte titullin e 9 pa ndihmën e tij. Ndonëse fillimi nuk ishte shumë premtues, me vetëm 5 gola në 13 ndeshjet e para ai shënojë prej asaj kohe edhe plot 26 herë. Ai tani synn këpucën e artë duke ndjekur Imobile me 34 gola dhe Levandovski me të njëjtën shifër. Nëse ai e arrin këtë objektiv kjo do të ishte një gjë e rrallë për Juventusin, që si skuadër i jep më shumë prioritet ekipit sesa individit. Ky është një fenomen kundër rrymë sepse në mbi 80 kampionate Juvja vetëm 11 herë ka pasur golëshënuesin më të mirë vëren gazeta L'equipe e përthyer nga Lapsi.al.

Por ky kampionat është i veçantë edhe për Ronaldon i cili ka thyer rekordin e përqindjes që zënë golat e tij në shifrën totale të skuadrës (tabela lart ku tregohen sa përqind të golave ka shënuar në krahasim me totalin e ekipit).

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI