Flash

Pasi i shpëtoi shkarkimit, reagon Meta: Po afron ora që populli të rimarë sovranitetin në duart e tij (VIDEO)

Lapsi.al 27 July 2020
Pasi i shpëtoi shkarkimit, reagon Meta: Po afron ora që populli

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas vendimit të Kuvendit për mosshkarkimin e tij. Në një postim në mediat sociale, Meta kujton se një vit më parë ai mori çmimin “Luani i Artë” nga Komisioni i Venecias.

Më tej kreu i shtetit shprehet se askush nuk duhet të flasë në emër të popullit dhe bën thirrje për miratimin e ligjit për refendumet. Në fund sjell në vëmendje dhe manifestimin e 2 marsit dhe shton se populli nuk është larguar nga bulevardi, do jetë aty deri sa të miratohet ligji për refendumet.

Reagimi 

Duke kujtuar 1-vjetorin e “Luanit të Artë” të Venecias, sot më duhet të riangazhohem që së bashku me Parlamentin e ardhshëm të miratojmë Ligjin për Referendumet në mënyrë që armiqtē e POPULLIT të mos lodhen kaq shumë duke folur në emër të Tij.

POPULLI FLET VETË ME ZËRIN DHE VOTËN E TIJ!

PO AFRON ORA QË TË RIMARRË TËRËSISHT SOVRANITETIN NË DUART E TIJ:

– Deputetët 100% nga Populli. – President i Republikës nga Populli. – Ligj për zhbllokimin e së drejtës kushtetuese për Referendumet.

POPULLI I 2 MARSIT është garancia më e mirë.

POPULLI nuk ka ikur nga Bulevardi. Do largohet vetëm ditën kur të miratohet Ligji për Referendumet. ??

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI