Flash

Kosova merr vendimin: Kush kthehet nga Shqipëria karantinohet për 7 ditë

Lapsi.al 27 July 2020
Kosova merr vendimin: Kush kthehet nga Shqipëria karantinohet për 7

Qeveria e Kosovës së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë kanë marrë disa masa të reja në kuadër të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.

Klan Kosova publikoi dokumentin me vendimet e ashpërsimit të masave ku njëra ndër to është edhe ajo për vizitorët e vendeve fqinje si Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia.

Burime të larta zyrtare të Klan Kosovës bëjnë me dije se nga 30 korriku, 2020 të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës që vijnë nga vendet me risk të lartë të infeksionit (Republika e Shqipërisë, Maqedonisë së veriut, Malit të zi dhe Serbisë) obligohen të vetë-izolohen për 7 ditë në shtëpitë/banesat e tyre.

Po ashtu Klan Kosova raporton se që 30 korrikut të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës (qytetarët me leje qëndrim, leje qëndrim të përkohshëm) që dalin jashtë territorit të Republikës së Kosovës dhe nuk kthehen brenda 48 orëve obligohen të dëshmojnë se janë të shëndoshë nga COVID-19 me testin RT-PCR në Sars COV-2, në të kundërtën obligohen të vetë-izolohen për 7 ditë në shtëpitë/banesat e tyre.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI