Flash

Flet i ndaluari për vrasjen e Emiljano Ramazanit: Armën në biznes na e vunë konkurrentët

Lapsi.al 27 July 2020
Flet i ndaluari për vrasjen e Emiljano Ramazanit: Armën në biznes

Një nga 6 të shoqëruarit e kësaj të hëne në aksionin e RENEA-s në Elbasan, për Abc News është shprehur se e gjithë kjo është farsë për çështje konkurrence. Sipas dëshmisë së Bujar Dervishit, sa herë që ka një ngjarje kriminale në aksin Peqin-Elbasan, policia ka shoqëruar Seit Manahasa, është hera e tretë që ndodh një gjë e tillë.

Dervishi është shprehur se në biznesin e Seit Manahasës është gjetur një armë, që duket se është vendosur qëllimisht, dhe kushdo qoftë i fshehur pas kësaj ngjarje do ta pësojë. Sipas tij të shoqëruarit nga policia për këtë ngjarje janë, Albert, Ymer dhe Seit Manahasa dhe Artur Tosku, ndërsa atë e kanë lënë të lirë.

“Jam një nga të shoqëruarit që arrestohemi për ngjarje kriminale të ndodhura në aksin Elbasan-Peqin. Është e treta herë që në atë biznes policia e Shtetit na ka shoqëruar në lidhje me ngjarjet kriminale që ndodhin në Elbasan. Të shoqëruarr kemi qenë 5 unë u lirova, ndërkohë vijojnë të jenë të arrestuar tre nga familja Manahasa, Artur Tosku. Dhe një tjetër emri i të cilit nuk më kujtohet. Të jesh në punën tënde dhe në biznesin tënd dhe të vijnë të të kontrollojnë me urdhër, kanë gjetur një armë që duket se është e vendosur nga konkurrentët”, - është shprehur ai.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI