Flash

Covid 19, ish-deputeti i PS-së kalon në reanimacion

Lapsi.al 27 July 2020
Covid 19, ish-deputeti i PS-së kalon në reanimacion

Rëndohet situata shëndetësore e ish-deptuetit të PS-së, Fatmir Toçi. Gjendja e ish-deputetit socialit është rënduar dje dhe mjekët janë detyruar që ta dërgojnë në Reanimacion. Një ditë më parë Toçi me anë të një statusi në Facebook I bënte thirrje qytetarëve që të merrnin masat dhe të ruheshin nga Covid.

“Mirënjohje dhe dashuri të pafund për personelin e Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”, mjekë, specialistë e infermierë, profesionalizmi, kujdesi dhe humanizmi i të cilëve janë shfaqja më dinjitoze e misionit që kanë marrë përsipër dhe i kanë kushtuar jetën e tyre.

Çfarë të them për Prof. Perlat Kapisyzin, drejtorin e institucionit?! Disa njerëz janë lindur e formuar për të qenë misionarë me punën e tyre, me ndikim dhe kontribute te jashtëzakonshme në shoqëri, dhe do të thoja pa hezitim, ky është një nga rastet më të spikatur. Zoti i ruajttë dhe u dhëntë forcë!”, shkruante dje ish-deputeti në Facebook.

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI