Flash

Deklarata e Sorecës/ Rama: Ndërkombëtarët kanë sëkëlldi mos çmendet grupi i partive jashtë

Lapsi.al 15 July 2020
Deklarata e Sorecës/ Rama: Ndërkombëtarët kanë

Edi Rama ka komentuar edhe deklaratën e fundit të bërë nga ambasadori i BE-së Soreca, për paktin e 5 qershorit.

Rama sqaroi se kusht është reforma zgjedhore si produkt, ndërkohë që marrëveshja e 5 qershorit është instrument për arritjen e reformës. 

“Shqipëria është shtet dhe shteti shqiptar ka detyrim t’i provojë BE se është në gjendje të përmbushë standardet dhe kriteret për të qënë anëtar i BE, konkretisht. Marrëveshja një nga instrumentat për ta realizuar reformën zgjedhore që është kushti që përmend ambasadori. Nuk jam aq i zgjuar sa kolegët në presidencë, apo ata jashtë parlamentit, por nuk jam aq budalla sa të mos kuptoj se atë që shqiptarët e duan, PS nuk mund tua refuzojë, si të dalim ne refuzuesit e asaj që duan 80% e shqiptarëve e të marrim ne koston për diçka që nuk e kemi problem, më thoni ju mua ku hyn këtu perspektiva evropiane, përves se per mire.

E gjitha lidhet me frikën apo sekëlldinë, kujdesin e atyre që duan Shqipërinë se mos cmendet grupi i partive që janë jashtë e bën atë që bëri e duke penguar miqtë e Shqipërisë të bëjnë atë që duhet.

Por për këtë jam unë e kjo shumicë përgjegjëse dhe jemi për të udhehequr jo për ti shkuar nga pas askuj, e për të marrë urdhra e ultimatume, të një grupi partish që janë në anën e kundërt të historisë.

Nje qeveri, pas 7 vjetësh në qeverisje ballafaqohet me të meta sesa pas një viti por këtë që shoh që populli të jetë më i mërzitur me opozitën se me qeverinë nuk e kam parë në asnjë vend, edhe ata më të mërzitur me ne, janë më të mërzitur me opozitën, këtë te pyesin veten ata që janë në opozitë, kurse ata qe tregojnë gjoksin, apo gjoksin imagjinar të Mic sokolit, ate t’ja lënë të shkuarës”,- tha ai. 

Të këshilluara

Presidenca zbardh takimin Meta-Basha (Detaje)

Presidenca reagoi duke dhënë detaje për takimin Meta-Basha të paradites së sotme.  Presidenti Meta vlerësoi qëndrimin e opozitës për rikthimin në institucion...

13:25

85 raste të reja me koronavirus në vend

Plot 85 raste të reja me Covid 19 janë identifikuar gjatë 24 orëve të fundit. Sipas MSH, aktualisht në spital janë të shtruar 88 pacientë në spital, 12 pacie...

10:41

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Me sytë katër

PAPARAZZI