Flash

Takimi Meta-Basha/ Çfarë i kërkoi Presidenti - liderit të opozitës

Lapsi.al 15 July 2020
Takimi Meta-Basha/ Çfarë i kërkoi Presidenti - liderit të

Zbardhen detaje nga takimi mes Presidentit Ilir Meta dhe kryedemokratit Lulzim Basha, i zhvilluar paraditen e sotme në Presidencë.

Kreu i Shtetit i ka kërkuar Bashës që opozita të ruajë qetësinë, ndërsa të njëjtat burime thonë se Presidenti e ka cilësuar si kriminale tentativën e mazhorancës për të ndryshuar Kushtetutën në mënyrë të njëanshme.

Gjithashtu, mësohet se Presidenti Meta është shprehur në takim se shqiptarët duhet t’i bashkojë Kushtetuta dhe rruga evropiane e Shqipërisë.

“Keni rol të rëndësishëm me qetësi dhe përgjegjshmërinë tuaj për të bashkëpunuar edhe me partneret europianë dhe botën demokratike se e kam theksuar se gjatë tensioneve artificiale në vendin tonë konfliktet në Shqipëri nuk janë të rastësishme”, mësohet të ketë thënë Meta në takimin 45 minutësh me Bashën.

Në takim, Basha shoqërohej nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, ndërsa në fokus të diskutimeve ishin ndryshimet kushtetuese, një ditë pasi u miratuan unanimisht në Komisionin e ligjeve.

Një ditë më parë, Partia Socialiste bashkë me votat e opozitës parlamentare kanë eliminuar ekzistencën e koalicioneve parazgjedhore. Në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit dhe Komisionit të Ligjeve u miratua ndryshimi kushtetutes, sipas të cilit në zgjedhjet parlamentare nuk do të ketë koalicione parazgjedhore.

Në amendamentin që mori votat e të gjithë deputetëve, saktësohet se “kandidatët për deputetë paraqiten në nivel zone zgjedhore nga partitë politike ose nga zgjedhësit. Një kandidat mund të paraqitet vetëm për një nga subjektet propozuese”. /news24

Të këshilluara

85 raste të reja me koronavirus në vend

Plot 85 raste të reja me Covid 19 janë identifikuar gjatë 24 orëve të fundit. Sipas MSH, aktualisht në spital janë të shtruar 88 pacientë në spital, 12 pacie...

10:41

Tritol banesës në Fushë Krujë

vihet tritol një banese në Fushë Krujë. Sipas njoftimeve të para sasia e lëndës plasëse është vënë në rrethimin e banësës dhe si pasojë ka bërë vetëm dëme ma...

09:51

Tërmet në Korçë, sa ishte magnituda

Mëngjesin e sotëm janë regjistruar lëkundje tërmeti në qytetin e Korçës. Lëkundja u regjistrua rreth orës 08:30 me magnitudë 3,5 të shkallës Rihter, sipas Qe...

08:56

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Me sytë katër

PAPARAZZI