Flash

Hagë/ Hashim Thaçi vijon marrjen në pyetje për të tretën ditë

Lapsi.al 15 July 2020
Hagë/ Hashim Thaçi vijon marrjen në pyetje për të

Në Zyrën e Prokurorisë së Specializuar në Hagë, për të tretën ditë me radhë, do të pyetet sot presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Thaçi është paraqitur atje me ftesë të Prokurorit të Specializuar.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar muajin e kaluar se më 24 prill ka paraqitur një aktakuzë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit kundër presidentit Thaçi, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe disa të tjerëve, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë.

Pas intervistimit të hënën, në ditën e parë, Thaçi ka thënë se është diskutuar për “çështje sqaruese, teknike” dhe për interesimin e prokurorëve për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”.

Të martën, Thaçi nuk është deklaruar për media.bAktakuza e paraqitur ka kaluar tani në duart e gjykatësit të procedurës paraprake, i cili ka maksimum gjashtë muaj kohë, nga muaji prill, për ta konfirmuar ose hedhur poshtë.

Thaçi ka thënë më herët se do të japë dorëheqje nga posti i presidentit, nëse aktakuza kundër tij konfirmohet./REL

Të këshilluara

Tritol banesës në Fushë Krujë

vihet tritol një banese në Fushë Krujë. Sipas njoftimeve të para sasia e lëndës plasëse është vënë në rrethimin e banësës dhe si pasojë ka bërë vetëm dëme ma...

09:51

Tërmet në Korçë, sa ishte magnituda

Mëngjesin e sotëm janë regjistruar lëkundje tërmeti në qytetin e Korçës. Lëkundja u regjistrua rreth orës 08:30 me magnitudë 3,5 të shkallës Rihter, sipas Qe...

08:56

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Me sytë katër

PAPARAZZI