Flash

FOTO/ Transformimi i pabesueshëm i “kaubojsit”, nuk njihet më

Lapsi.al 14 July 2020
FOTO/ Transformimi i pabesueshëm i “kaubojsit”, nuk njihet

Eduart Ndocaj hyri në skenën politike me nofkën “Kaubojsi”. Deputeti ndryshe, fitoi menjëherë zemrat e publikut, më shumë sesa për bindjet e tij në politikë, për tipin e tij të ndryshëm nga politikanët e deri më tanishëm.

Të gjithë e mbajmë mend imazhin e tij, me barkun e tij të rrumbullakosur, me disa kile mbipeshë, teksa përpiqej të kërcente në spektaklin “Dance with me”. Ashtu siç shihet edhe nga fotot, ish-deputeti tashmë ka një siluetë të re. Pas operacionit për të humbur peshë, ai tanimë shfaqet i transformuar, aq sa do të ishte vështirë të njihej.

Ndocaj, i cili prej vitesh jeton në Itali, tashmë ka ndërruar masën e tij, duke ardhur në një formë më të mirë. Natyrisht që humbja e beftë e peshës vjen pas ndërhyrjes që ai kreu në Itali. Bashkëshortja e tij, Valentina ka shpërndarë fotot ku shfaqet dhe ndryshimi i madh i tij.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Me sytë katër

PAPARAZZI