Flash

Zëri i Amerikës: Ndryshimet kushtetuese për listat e hapura, të paqarta

Lapsi.al 14 July 2020
Zëri i Amerikës: Ndryshimet kushtetuese për listat e hapura,

Deputetët e shumicës dhe ata të opozitës parlamentare, ranë sot dakort për formulimin e ndryshimit të dy neneve të Kushtetutës që lejon modifikimin e dy elementëve të sistemit aktual zgjedhor, duke zëvendësuar listat e mbyllura me ato të hapura dhe duke shmangur koalicionet parazgjedhore.

Ndërhyrja e parë prek Nenin 64 të Kushtetutës duke e ndryshuar atë në tërësi, ndërsa saktëson se deputetët zgjidhen “sipas një sistemi zgjedhjesh proporcional me konkurim rajonal dhe prag kombëtar”. Në këtë formulim bie në sy përdorimi i termit “konkurim rajonal”, i cili mbetet i paqartë përsa kohë koncepti i rajonit, nuk ekziston si i tillë në ndarjen administrative, ku parashikohen qarqet dhe bashkitë.

Duke qenë se listat e hapura krijojnë problem për përfaqësimin gjinor, atëherë është parashikuar vendosja e një dyshemeje prej dy të tretash për votën parapëlqyese. Mbetet për t’u parë se cili mekanizëm do të shërbejë për ta vënë atë në zbatim në kodin zgjedhor, dhe sa do e komplikojë procesin e votimit dhe të numërimit.

Sa i përket pragut kombëtar, niveli i tij, do të përcaktohet në kodin zgjedhor. Palët kanë rënë dakort që pragu “nuk duhet të jetë pengues për partitë e vogla, nuk duhet të frenojë dhe dekurajojë konkurencën politike, sikurse nuk duhet të nxisë fragmentimin e Parlamentit apo të dëmtojë stabilitetin e qeverisjes”.

Listat e hapura shmangin automatikisht koalicionet parazgjedhore, duke qenë se e bëjnë të pamundur teknikisht administrimin e procesit. Ndërsa në tekstin aktual të Kushtetutës, në Nenin 68 përcaktohet se “Kandidatët për deputetë paraqiten në nivel zone zgjedhore nga partitë politike, koalicionet zgjedhore të partive politike, si dhe nga zgjedhësit”, nocioni koalicion është hequr në riformulimin e këtij neni.

Në fakt, sistemi aktual favorizon koalicionet duke i dhënë më shumë vlerë votave të partive të vogla nën ombrellën e një partie të madhe. Dhe në konfigurimin aktual politik, shmangia e koalicioneve, duket se do t’i shkonte më për shtat Partisë socialiste. Ndryshimet ndërkaq, do të çojnë detyrimisht në rishikimin e Kodit zgjedhor në mjaft aspekte të tij.

Vendimi i shumicës për të mbështetur nismën e propozuar nga opozita parlamentare për listat e hapura është kundërshtuar me forcë nga opozita jashtë parlamentare. Edhe sot në një deklaratë të përbashkët të Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj theksohet se “tentativa për prishjen e Dakordësisë së 5 Qershorit, të arritur me mbështetjen dhe ndërmjetësimin e plotë të partnerëve strategjikë SHBA – BE, është përgjegjësi VETEM e Edi Ramës”. Sipas deklaratës “çdo lojë e pisët për të ndryshuar në mënyrë të fshehtë dhe të njënashme Kushtetutën… kërcënon rëndë stabilitetin politik dhe shoqëror të vendit”. Opozita saktëson se “i qëndron plotësisht kthimit në ndryshime ligjore, pa asnjë ndryshim të Dakordësisë së 5 Qershorit, si baza minimale për krijimin e një klime normale për zgjedhjet në Shqipëri”

Kryeministri Edi Rama nga ana e tij është shprehur se marrëveshja e 5 qershorit nuk do të preket dhe se do të miratohet pas asnjë ndryshim në parlament, por sipas tij, parlamenti dhe deputetët, "nuk mund të ndalohen të shkojnë përtej asaj kornize". /VOA

Të këshilluara

Tirana nesër pa drita, zonat dhe oraret

OSHEE njofton se për shkak të remontit të parashikuar në disa kabina në kryeqytet, në datën 15 korrik do të stakohet energjia në disa zona në Tiranë. Zonat d...

19:25

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI