Flash

“Parlamenti është sovrani”, Rama flet për ndryshimet kushtetuese

Lapsi.al 15 July 2020
“Parlamenti është sovrani”, Rama flet për ndryshimet

Gjatë një konference ditën e sotme, Edi Rama foli në lidhje me votimin e djeshëm në komisionin e ligjeve për listat e hapura dhe ndalimin e koalicioneve dhe sot kalimin e paktit të 5 qershorit.

Rama tha se kjo nisme ka pasur konsensus të plotë me opozitën parlamentare në votimin e djeshëm dhe faktikisht jemi në mes si shumicë dhe PS, të dy palëve me të cilat kemi konsensus të plotë për atë që këto palë më vete duan dhe nuk kemi konsensus për atë që këto palë në vete nuk duan.

Rama tha se reagimi i opozitës jashtë parlamentare dhe presidenciale ndaj kësaj nisme kushtetuese është i papranueshëm, qoftë në aspektin etik, politik apo kombëtar.

“Komisioni i Ligjeve ka votuar fjalë për fjalë draftin e dakortësuar me opozitën jashtëparlamentare më 5 qershor. E kemi votuar me shumicë jo me konsensues se opozita parlamentare refuzon të pranojë mos depolitizimin e komisioneve të votimit dhe numërimit cka sic e dini, është lëshimi madh i bërë nga PS, jo me hirin e objektivave të vet por me pahirin e një nevoje për ta përfshirë opozitën jashtëparlamentare në proces.

Ndërkohë që dje, komisioni i ligjeve i ka hapur rrugë pjesëmarrjes së qyettaërve jo vetëm në zgjedhjen e partive por dhe dhënien e pëlqimit për deputetin apo deputeten e pa rrezikuar një arritje madhore të PS, në radhë të parë e forcave të tjera në këto ite, përfaqësimin e vajzave e grave në Kuvend

Kjo nismë kushtetuese ka pasur konsensues të plotë në opozitën parlamentare në votimin e djeshëm. Jemi në mes si shumicë qeverisëse dhe si PS të dy palëve, me të cilat kemi konsensus të plotë për atë që këto palë më vete duan dhe s’kemi konsensus për atë që këto palë me vete nuk duan.

Reagimi i opozitës jashtë parlamentare edhe opozitës presidenciale ndaj kësaj nisme është i papranueshëm. Qoftë në aspektin etik, qoftë në aspektin politik, dhe në aspektin kombëtar.

Pse? Sepse unë e di, ju e dini që as opozita jashtë parlamentare as presidenciale nuk e vlerësojnë e as e respektojnë Kuvendin e Shqipërisë, Parlamentin e vendit, por kjo nuk e ndryshon faktin që Kuvendi është sovran, dhe në aspektin etik nuk është e denjë që Kuvendi të sulmohet, anatemohet, përbuzet qoftë nga një institucion si Presidenti dhe këtë e them në radhë të parë se etika institucionale është baza e shkruar në cdo paragraf të parë të kapitullitn të parë të cdo edukate shteti e qoftë nga vetë opozita jashtëparlamentare që zgjodhi ta braktisë Kuvendin m,e vullnetin e vet të lirë, ta zhvleftësojë Kuvendin me vendimin e vet sovran, mund të zgjedhë edhe ta përbuzë Kuvendin por përtej kësaj, asgjë tjetër smund të bëjë e asgjë nuk e shlyen nga përgejgjësia që ka lidhur me ata të cilët sot janë deputetë të opozitës në Parlament.

Nuk i kam sjellë unë, Balla e PS, i ka sjellë opozita jashtëparlamentare, me firmën dhe vulën e drejtuesve të saj, janë zgjedhja e tyre e ne sna mbetet vetëm ta respektojmë cdo deputet të opozitës në Kuvend.

Ne do ta diskutojmë me opozitën parlamentare detajimin e nismës kushtetuese dhe integrimin në kodin zgjedhor pa cënuar asnjë pikë e asnjë presje të cka në kodin zgjedhor do integrohet si fryt i marrëveshjes me opozitën jashtëparlamentare.”- tha Rama. 

Të këshilluara

Presidenca zbardh takimin Meta-Basha (Detaje)

Presidenca reagoi duke dhënë detaje për takimin Meta-Basha të paradites së sotme.  Presidenti Meta vlerësoi qëndrimin e opozitës për rikthimin në institucion...

13:25

85 raste të reja me koronavirus në vend

Plot 85 raste të reja me Covid 19 janë identifikuar gjatë 24 orëve të fundit. Sipas MSH, aktualisht në spital janë të shtruar 88 pacientë në spital, 12 pacie...

10:41

Tritol banesës në Fushë Krujë

vihet tritol një banese në Fushë Krujë. Sipas njoftimeve të para sasia e lëndës plasëse është vënë në rrethimin e banësës dhe si pasojë ka bërë vetëm dëme ma...

09:51

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI