Flash

Denoncimi në Fiks Fare/ Gjatë pandemisë lulëzoi mbjellja e kanabisit

Lapsi.al 13 July 2020
Denoncimi në Fiks Fare/ Gjatë pandemisë lulëzoi mbjellja e

Vetëm pak muaj më parë Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ka deklaruar në një studio televizive se i gjithë vendi është i monitoruar për sa i përket kultivimit të hashashit.

Ai cilësoi se ministria që drejton ka evidentuar me harta vendet se ku është mbjellë apo tentohen të mbillet dhe policia është në gatishmëri për asgjësimin e tij.

Por pavarësisht deklaratave mediatike dhe masave shtrënguese në vendin tonë mbillet ende hashash. Pikërisht një parcelë të tillë me plot 150 rrënjë kanabis evidentoi emisioni Fiks Fare në mbrëmjen e së hënës. Një parcelë e cila ‘lulëzonte’ as 500 metra larg fshatit Gallatë në rrethin e Kurbinit.

Në redaksinë e emisionit Fiks Fare mbërriti një telefonatë ku thuhej se në fshatin Gallatë të Kurbinit kultivohej kanabis. Menjëherë gazetarët filluan vëzhgimin në terren ku jo më shumë se dhjetë minuta në këmbë nga qendra e fshatit hasën një parcelë me 150 rrënjë kanabis. Fiks Fare solli pamje ekskluzive nga kjo parcelë, ku bimët kapnin lartësinë nga 20 deri në 40 cm mbi tokë.

Persona ende të paidentifikuar duket se kishin nisur përgatitjen për të mbjellë kanabisin muaj më parë. Fillimisht ata kanë mundur të presin pyjet e rrethuar vendin. Më pas duket se janë kujdesur për të siguruar ujin, duke ndërtuar një rezervuar me plasmas dhe ujin e kishin marrë nga një burim aty pranë.

Tokën për të ndërtuar parcelën kultivuesit e kishin studiuar mirë, pasi zona ishte e dendur me pyje e cila mundësonte vështirësi për t’u pikasur nga ajri me drone apo mjete të tjera. Parcela prej 150 rrënjësh kanabis ishte e vendosur mbi fshatin Gallatë, e për ironi të fatit mbi lagjen ku edhe banonte kryeplaku i fshatit, të cilin ligji e ngarkon me përgjegjësi për sipërfaqen e territorit që administron, përveç strukturave të tjera siç është policia apo edhe inspektorët e pyjeve.

Pak kohë më parë në një raport të Agjencisë për Monitorimin e Drogave dhe Europol, parashikohej se në Shqipëri do të rritet kultivimi kanabisit gjatë 2020 si pasojë edhe e angazhimit të policisë më masat anti-Covid. /TCH

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Apeli liron nga arresti Klevi Metajn

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj 22-vjeçarit Klevi Metaj, nga Gjirokastra, d...

15:26

Me sytë katër

PAPARAZZI