Flash

Bardhi: Kush u përdor nga Rama, s’mund të rikthehet në PD

Lapsi.al 9 July 2020
Bardhi: Kush u përdor nga Rama, s’mund të rikthehet në PD

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, tha se PD ka nisur një proces statusor, teksa kjo parti ka qenë e hapur. Ai tha se mund të ketë rikthime në PD, por ata nuk duhet të kenë qenë në opozitë dhe të kenë sulmuar PD-në, duke u përdorur nga Edi Rama.

Bardhi theksoi se ajo që është komentuar si hapje, është një proces statusor për përzgjedhjen e kandidatëve ndërsa shtoi se kjo është konsideruar nga media si hapje, kur PD ka qenë gjithmonë e hapur ndaj çdo zëri kritik ndaj qeverisë dhe çdo individi që do të japë kontribut në PD.

“Ne i kemi bërë thirrje çdokujt që kërkon të japë kontribut, që të afrohet. Sigurisht nga ky proces mund të dalin figura që nuk kanë qenë në vijë të parë të angazhimit në PD. Mund të ketë rikthim të figurave me kontribut në PD, që kanë dhënë kontribut edhe gjatë kësaj kohe në opozitë, që nuk e ka sulmuar PD-në, duke qenë në opozitë të qartë me Edi Ramën.

Çdo zë që do të bashkohet në betejë kundër regjimit që ka ndërtuar Edi Rama, është i mirëpritur. Ata që kanë qëndruar fort në një oponencë dhe nuk kanë folur sa herë ka pasur nevojë Edi Rama kundër PD, janë të mirëpritur. Kush është përdorur nga Edi Rama, le të vazhdoja aleancën me Ramën dhe të zhytet bashkë me të,” tha Bardhi ne Syri Tv.

Të këshilluara

Aksident në Durrës, plagoset 6-vjeçari

Një aksident me pasojë plagosjen e një 6-vjeçari ka ndodhur këtë pasdite në Durrës. Sipas informacioneve paraprake, i mituri, identiteti i të cili ende nuk dihe...

19:49

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Skandali miliardësh i Nvidia-s, çfarë po ndodh me gjigantin e AI dhe a preket Shqipëria

Skandali që ka përfshirë gjigantin amerikan të teknologjisë Nvidia çoi në dorëheqjen e themeluesit dhe drejtorit ekzekutiv, Jensen Huang, pas 33 vitesh në drejtimin e kompanisë. Vendimi, i konfirmuar zyrtarisht më 12 nëntor, vjen pas zbulimeve për marrëdhënie jashtëmartesore, njëra prej të cilave me një grua që dyshohet nga autoritetet amerikane se ka lidhje me inteligjencën kineze.

08:37

Me sytë katër

PAPARAZZI