Flash

KE miraton fondin gjerman prej 500 miliardë eurosh ndihma kundër Covid-19

Lapsi.al 8 July 2020
KE miraton fondin gjerman prej 500 miliardë eurosh ndihma kundër

Komisioni Europian ka aprovuar planet gjermane për të krijuar një fond prej 500 miliardë eurosh (564 miliardë dollarë) për të mbështetur bizneset e prekura nga kriza e koronavirusit.

Vendimi e çon shumën e fondeve të miratuara nga Gjermania në 600 miliardë euro, pasi organi ekzekutiv i BE-së më parë kishte dhënë aprovimin e tij për 100 miliardë euro fonde.

Margrethe Vestager, komisionerja europiane për Politikat e Konkurrencës, tha se “fondet përmbajnë garanci të mjaftueshme për të kufizuar shtrembërimet e konkurrencës”.

“Në këto periudha të vështira, ne vazhdojmë të punojmë ngushtë me anëtarët e asociuar për të gjetur zgjidhje të mundshme dhe për të lehtësuar hyrjen në financa për kompanitë e prekura nga epidemia e koronavirusit, në përputhje me standardet e BE-së”, tha ajo.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI