Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

I dyshuar për vrasjen e ish-policit, prokuroria pushon çështjen për “të fortin” e Myslym Shyrit, Gjergj Cukali

Lapsi.al 8 July 2020
I dyshuar për vrasjen e ish-policit, prokuroria pushon çështjen

Prokuroria pushon çështjen penale për Gjergj Cukalin, i dyshuar për vrasjen e ish-policit Arben Bilali në janar të 2019.

Cukali qëndroi disa muaj në burg, por Apeli e liroi pasi konsideroi të papërdorshme analizën e ADN.

Pas rrëzimit të provës shkencore prokuroria nuk gjeti më të dhëna që mund ta implikonin Cukalin në krim. Vendimmarrja e prokurorisë pritet të kontrollohet nga gjykatësi paraprak, siç bën me dije news 24.

Por kush është Gjergj Cukali? Në fillim të muajit shkurt Operacioni “Forca e Ligjit”, i njohur edhe si ligji “Anti-KÇK”, i kërkoi të fortit të rrugës “Myslym Shyri” të deklaronte pasurinë. Ai është arrestuar më herët nga drejtësia shqiptare për trafik droge, por edhe si autori i vrasjes së ish-efektivit të policisë Arben Bilali, ngjarje për të cilën u lirua pas disa muajsh.

Por, ngjarja më e bujshme, me protagonist Gjergj Cukalin, është ajo e pengmarrjes së shtetasit Fatjon Demirlika, në vitin 2004, për një konflikt për 100 mijë euro. Për herë të fundit ai u arrestua në 12 Prill 2018, pasi kishte shkelur masën e sigurisë, “arrest shtëpie”. Më 24 nëntor 2006, Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi Gjergji Cukalin me akuzën e heqjes së paligjshme të lirisë ndaj shtetasit Fajton Demirlika në vitin 2004.

Dënimi i dhënë ndaj Cukalit ishte dhjetë vjet burg, ndërkohë fajtorë u deklaruan edhe pesë persona të tjerë të pandehur në lidhje me ngjarjen e pengmarrjes së ndodhur në rrugën “Myslym Shyri”.

Kjo ishte një nga ngjarjet më të bujshme dhe më publike, për të cilat u akuzua Gjergji Cukali. Ngjarja kishte si motiv një konflikt për 100 mijë euro. Ndërkohë që ai mbaroi dënimin për pengmarrjen e Demirlikës, i ndihmuar edhe nga amnistia që i fali një vit burg, problemet e të riut me policinë nuk kanë mbaruar. Më 20 gusht 2012, nga Komisariati i Policisë nr.2 Tiranë u krye arrestimi në flagrancë i shtetasit Gjergji Cukali, banues në Tiranë, i dënuar më parë.

Arrestimi i tij është bërë asokohe pasi sipas policisë, gjatë një kontrolli u kap nga patrulla e Policisë me një armë zjarri pistoletë pa leje dhe me një krehër me 17 fishekë.

Nderkohe ne korrik te vitit 2016, policia finalizoi nje aksion pas hetimeve te prokurorise për grupin e Gjergj Cukalit. Gjatë hetimit për personat shpërndarës të drogës u konstatua se furnitori i tyre ishte Gjergj Cukali.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI