Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

Berisha: Si u kap edhe Gjykata e Lartë me zgjedhjen e Sokol Sadushit

Lapsi.al 8 July 2020
Berisha: Si u kap edhe Gjykata e Lartë me zgjedhjen e Sokol Sadushit

"Me Sadushin, Edvin Hajduti pushton dhe kreun e Gjykatës së Lartë! Organet drejtuese të drejtësisë si degë ekzekutivi apo departamente të Partisë Socialiste jashtë selisë" – thotë ish-kryeministri Sali Berisha në një koment të gjatë në Facebook.

Sipas tij pushtimi i institucioneve dhe shndërrimi i drejtësisë në degë të narkoshtetit shqiptar është dhe rezultati më madhor dhe më shkatërrimtar për këtë sistem i “Dvoran-reformës” së drejtësisë.

Berisha bën akuza të forta për gjyqtarin Sokol Sadushi që një ditë më parë u zgjodh nënkryetar i kësaj gjykatë.

“Sokol Sadushi, një militant fanatik, vëlla siamez në militantizëm me Dvoranin, emërohet në krye të Gjykatës së Lartë. Kjo është goditja përfundimtare e mëshirës për këtë sistem.

Sadushi jo vetëm është së bashku me Dvoranin, gjykatësi më militant i PS, i cili merrte pjesë dhe në mbledhjet e saj, por ai emërohet në atë post në konflikt flagrant interesi dhe në shkelje po flagrante të marrëveshjes së forcave politike, sipas së cilës hartuesit e ligjeve të reformës përjashtoheshin për një periudhë disavjeçare nga kandidimi për organet e larta të drejtësisë” – shkruan Berisha që thotë se Sadushi ka punuar që herët për këtë qëllim.

“Si ekspert socialist i reformës së drejtësisë, Sadushi përjashtoi, në kundërshtim me ligjin, Shkollën e Magjistraturës që ai drejtonte, nga vetingu, paçka se ligji i barazon pedagogët e kësaj shkolle me gjykatësit e gjykatës së Apelit.

Ky përjashtim u bë për qëllime korruptive përfitimi, pasi pedagogët e kësaj shkolle, me studiot e tyre ligjore, e kanë shndërruar këtë shkollë në strofullën e konfliktit të interesit model e tij par ekselence. Kjo, sepse ata, bazuar në marrëdhënien pedagog – nxënës, ata kanë dyert e hapura tek çdo ish-nxënës prokuror apo gjykatës qoftë ai dhe për çdo dosje” – shkruan Berisha.

“Me Sadushin në krye të Gjykatës së Lartë, vendi rikthehet 21 vjet mbrapa, kthehet në vitet kur ajo gjykatë drejtohej nga një ministër dhe anëtar kryesie i Partisë Socialiste.

Me emërimin e militant Sadushit në krye të Gjykatës së Lartë dhe në krye të KED dhe emërimet antikushtetuese të Ibrahimit (kunatit të ministres) në krye të KLP, emërimin antikushtetues të Metanit, vëlla i ministres socialiste si car i drejtësisë, emërimin antikushtetues në krye të KLGJ të Llagamit, organet më të larta të sistemit të drejtësisë shndërrohen në departamente jashtë selie të Partisë Socialiste apo në degë ekzekutive të narkoshtetit të Edvin Drogës” – shkruan Berisha që e mbyll me fjalët: “Ky është dhe rezultati i dvoran-reformës, në të cilën vetingu nga lart poshtë u përdor për vendosjen e kontrollit të plotë të Edvin Mafisë mbi drejtësinë dhe kjo nder të tjera ka për pasojë direkte, paralizën e këtij sistemi”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI