Flash

Situata me koronavirusin/ Meta tregon nëse do të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Lapsi.al 6 July 2020
Situata me koronavirusin/ Meta tregon nëse do të mbledhë

Presidenti Ilir Meta tha se do të ketë një tjetër mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare nëse është e nevojshme referuar situatës nga COVID-19.

Por ndërkohë Kreu i Shtetit deklaroi se ka kërkuar një takim me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Ai iu bëri apel qytetarëve të zbatojnë masat për parandalimin e përhapjes dhe të jenë të kujdesshëm.

“Janë zhvilluar disa mbledhje të këshillit të sigurisë kombëtare dhe padyshim dhe në të ardhmen nëse do të duhet. Kam kërkuar një takim zyrtar me ministren e shëndetësisë dhe besoj sa më shpejt do e realizojmë në mënyrë që të gjykojmë së bashku se cila do jetë mbështetja më e madhe që mund të japë presidenti. por çdo qytetar duhet të sillet vetë në mënyrë më të përgjegjshme, të kujdesshme për jetën e tij, të familjarëve, miqve kudo që jeton e punon pasi duket që ka një shkujdesje që ka sjellë një përkeqësim të treguesve dhe kjo nuk na ndihmon të hapemi as me vendet e BE. Nëse do jetë e nevojshme një mbledhje e tillë patjetër që do jetë institucioni i gatshëm për të bërë një gjë të tillë. Duhet më shumë transparencë, profesionalizëm dhe masa për mbrojtjen e personelit shëndetësor i cili është në vijën e parë të përballjes me këtë pandemi”, deklaroi Meta.

Të këshilluara

3 viktima nga Covid në 24 orët e fundit

3 persona kanë humbur jetën nga koronavirirus në vendin tonë. Përveç mjekut Hysni Shkajut, kanë humbur jetën dhe 2 persona të tjerë. Ndërkohë janë identifikuar ...

10:43

71 raste të reja me koronavirus në vend

Testimi i bërë në personat e dyshuar gjatë 24 orëve të fundit ka konfirmuar 71 raste të reja me COVID-19. 24 ne Tirane, 8 ne elbasan, 6 ne Durres, 5 ne Kruj...

10:39

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI