Flash

Kërkesë tjetër për takim me Ramën e Bashën/ Murrizi: S'do jemi fasadë, duam lista të hapura

Lapsi.al 6 July 2020
Kërkesë tjetër për takim me Ramën e Bashën/

Kreu i grupit demokrat Myslim Murrizi ka depozituar së bashku me kolegun e tij Stojkun në Kuvend një tjetër kërkesë për takim me kryeministrin Edi Rama dhe kreun e grupit parlamentar Taulant Balla për çështjen e reformës zgjedhore.

Murrizi tha se 28 të opozitës parlamentar dhe jashtë grupeve janë të vendosur të mos jenë fasadë dhe të mos votojnë asgjë që vjen nga Këshilli politik.

“Jemi sot këtu për të deklaruar që sot do depozitojmë një kërkesë në protokoll të kuvendit për z. Rama dhe z.Balla për një takim të dytë sepse nga takimi i parë akoma nuk kemi marrë përgjigje për kërkesat që në emër të 28 deputetëve të opozitës dhe jashtë grupeve. Janë të vendosur për të mos qenë fasadë dhe për të mos votuar asnjë gjë nga këshilli politik apo nga treshja Rama-Basha-Monika. Do tentojnë të fusin këtë dakordësi në parlamentin shqiptar pa marrë në konsideratë kërkesat e opozitës parlamentare. Nuk do votojmë asnjë dakordësi të tyre pa u hapur listat për kandidatët për deputetë. Ta harroja Taulant Balla, Edi Rama dhe këta të dy që vijnë vërdallë për të kapur ndonjë deputet të vobektë se do kenë numrat në parlament 84 deputetë”, deklaroi Murrizi.

Të këshilluara

3 viktima nga Covid në 24 orët e fundit

3 persona kanë humbur jetën nga koronavirirus në vendin tonë. Përveç mjekut Hysni Shkajut, kanë humbur jetën dhe 2 persona të tjerë. Ndërkohë janë identifikuar ...

10:43

71 raste të reja me koronavirus në vend

Testimi i bërë në personat e dyshuar gjatë 24 orëve të fundit ka konfirmuar 71 raste të reja me COVID-19. 24 ne Tirane, 8 ne elbasan, 6 ne Durres, 5 ne Kruj...

10:39

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI