Flash

Kaosi me virusin/ Meta: Nevojitet urgjentisht një strategji e re

Lapsi.al 6 July 2020
Kaosi me virusin/ Meta: Nevojitet urgjentisht një strategji e re

Presidenti Ilir Meta është shprehur se “ritmet shqetësuese të shtimit të rasteve të qytetarëve të prekur nga COVID-19 dhe të numrit të viktimave, tregojnë se nevojitet urgjentisht një strategji e re, më efikase dhe transparente, për përballimin e pasojave të rënda të kësaj pandemie të rrezikshme, veçanërisht me afrimin e pikut të sezonit turistik”.

Pasi i shprehu ngushëllimet familjes së doktor Hysni Shkjaut, i cili humbi jetën nga koronavirusi në moshën 69-vjeçare, Kreu i Shtetit theksoi se “çdo neglizhencë e mëtejshme është jo vetëm e papranueshme, por edhe me kosto tepër të rënda për shëndetin dhe ekonominë”. 

Përsëris thirrjen e fortë për rëndësinë e rritjes së masave mbrojtëse për të gjithë mjekët, infermierët, sanitarët dhe personelin mbështetës, të cilët janë në vijën e parë të frontit, duke sakrifikuar, deri edhe me jetën e tyre, në mbrojtje të shëndetit të çdo qytetari. Është tepër i domosdoshëm forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit midis autoriteteve qendrore dhe vendore, me qëllim izolimin e përhapjes së mëtejshme të këtyre rasteve dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për respektimin e të gjitha udhëzimeve të bëra publike”, shkruan Meta në Facebook.

Të këshilluara

3 viktima nga Covid në 24 orët e fundit

3 persona kanë humbur jetën nga koronavirirus në vendin tonë. Përveç mjekut Hysni Shkajut, kanë humbur jetën dhe 2 persona të tjerë. Ndërkohë janë identifikuar ...

10:43

71 raste të reja me koronavirus në vend

Testimi i bërë në personat e dyshuar gjatë 24 orëve të fundit ka konfirmuar 71 raste të reja me COVID-19. 24 ne Tirane, 8 ne elbasan, 6 ne Durres, 5 ne Kruj...

10:39

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI