Flash

Parashikimi i motit për javën, çfarë do ti bezdisë pushuesit

Lapsi.al 6 July 2020
Parashikimi i motit për javën, çfarë do ti bezdisë

Për pushuesit në bregdet përgjatë kësaj jave do të jetë problematike era.

Shërbimi meteorologjik ushtarak parashikon se kjo javë do të nisë me vranësira dhe kushte jo të qëndrueshme meteorologjike, por duke filluar nga dita e martë do të nis përmirësimi i kushteve atmosferike.

moti

Sa i përket zonave malore vranësirat edhe reshjet e shiut do të jenë prezentë gjatë kësaj jave.

“Java nis me ditën e Hënë me kushte jo të qëndrueshme meteorologjike. Moti do të nis me kthjellime por shumë shpejt nisin shtimet e vranësirave mesatare deri të dendura. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit. Nga orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet malore dhe ato kodrinore reshjet me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive e lokalisht rebesh shoqëruar me breshër.

Duke filluar nga dita e Martë nis përmirësimi i kushteve atmosferike. Moti do të jetë kryesisht i kthjellët si dhe vranësira kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet malore dhe zonat përreth tyre. Në këto zona do të ketë reshje shiu në formën e shtrëngatave dhe stuhive dhe në zonën e juglindjes edhe rrebeshe shoqëruar me breshër.

Duke nisur nga dita e Mërkurë deri ditën e Premte moti do të jetë i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare në relievet malore në orët e mesditës.

Por duhet theksuar se deri ditën e Premte do të jetë elementi i erës që do të jetë problematik kryesisht për ata që ndodhen me pushime përgjatë vijës bregdetare. Ajo do të jetë relativishht intensive me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi mesatare 4-8m-s. Hera-herës era me rrahje me shpejtësi deri në 10-18m-s”, njofton SHMU.

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI