Flash

Më 10 korrik rinis dialogu Kosovë-Serbi

Lapsi.al 6 July 2020
Më 10 korrik rinis dialogu Kosovë-Serbi

Kosova dhe Serbia pritet këtë javë të bëjnë hapa konkretë drejt dialogut dypalësh me ndihmën e një iniciative franko-gjermane si ajo e vitit të kaluar në Berlin.

Presidenca franceze si organizatore kryesore, njoftoi se kryeministri kosovar, Avdullah Hoti, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, kreu i shtetit të Francës, Emanuel Makron, kancelarja gjermane Angela Merkël dhe kryediplomati i BE-së, Xhuzeb Borel, do mbajnë të premten një samit nga interneti me synimin për normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore.

Takimit me video raportohet se do i paraprijnë fillimisht të martën konsultimet e kryeministrit Hoti në pallatin Elize dhe dy ditë më pas, mes Makronit dhe homologut Vuçiç.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për punët e jashtme, Peter Stano, konfirmoi të hënën vazhdimin e dialogut informal gjatë fundjavës edhe në zyrat e Brukselit.

"Çdo gjë, ne si BE dhe si vende anëtare e bëjmë në interes të objektivit të përbashkët që është rinisja e dialogut. Nuk është rastësi që këtë dialog informal mes Prishtinës dhe Beogradit e mbajmë të dielën. Takimet respektive plotësojnë njëra-tjetrën dhe tregojnë mbështetjen e dëshirën e BE-së për t'i asistuar palët."

Mbajtja e këtij samiti të Parisit dhe dialogu në Bruksel vijnë pas shtyrjes së një takimi tjetër të rëndësishëm Prishtinë-Beograf i parashikuar më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë.

Takimi u shty pasi Zyra e Prokurorit Special me seli në Hagë komunikoi aktakuzën me dhjetë pika ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kryetarit të Partisë Demokratike, Kadri Veseli, dhe ish-luftëtarëve të tjerë të UÇK-së të akuzuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Dialogu Kosovë-Serbi ndërmjetësohet ekskluzivisht nga Bashkimi Europian që prej 2011-ës, ndërsa takimi i së dielës në Bruksel do të jetë i pari mes palëve që nga nëntori i vitit 2018.

Të këshilluara

Policia: Si mund të lëvizni jashtë vendit

Policia e Shtetit njofton se situata e kufizimeve të lëvizjes së shtetasve në kufi, paraqitet si më poshtë: • me Kosovën lëvizja e personave dhe e mjeteve ës...

14:28

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI