Flash

Trafik njerëzish, pranga 3 të rinjve

Lapsi.al 5 July 2020
Trafik njerëzish, pranga 3 të rinjve

Tre persona u arrestuan pasi u kapën duke transportuar 14 emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit.

Në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur dy raste të tjera të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilëve u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– O. B., 32 vjeç, banues në Farkë, Tiranë dhe A. M., 27 vjeç, banues në Zëmblak, Maliq, pasi këta shtetas janë kapur në vendin e quajtur “Lumi i Vërdovës” në Pogradec, duke transportuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin me mjetet tip “Suzuki” dhe “Benz” në drejtim të Tiranës, 5 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

– E. G., 27 vjeç, banues në Krujë, pasi ky shtetas u kap nga shërbimet e policisë në unazën e qytetit të Pogradecit, duke transportuar në drejtim të Tiranës me mjetin tip “Mitsubishi”, 9 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit prej 100 euro secilit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Të këshilluara

74 raste të reja me koronavirus

74 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit. Lajmi eshte bere i ditur nga Ministria e Shendetesise. Mësohet se 22 raste janë në Tiranë, 12 në Krujë, nga...

10:48

Stuhi breshëri në Gramsh, dëme në bujqësi

Pasditen e sotme, një stuhi breshëri që ka vërshuar në lindje të qytetit për më shumë se 40 minuta është pasuar me dëmtime të mëdha në bujqësi. Dëmet më të mëdh...

21:18

Aksident në Tiranë, ndërron jetë i riu

Një i ri humbi jetën në një aksident rrugor në rrugën e Zallbastarit në orët e pasdites së sotme. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur "Rrapi", ku një mjet...

20:12

Kavajë, i moshuari i vetëvaret në banesë

Një 60- vjeçar në Kavajë i ka dhënë fund jetës. I moshuari me inicialet Sh.Xh, është vetvarur ditën e sotme. Policia është njoftura në orën 16:30 teksa ka shkua...

17:56

Aksident i trefishtë në Lezhë

Një aksident ka ndodhur këtë të premte në hyrje të qytetit të Lezhës. Tre automjete janë përplasur me njëri tjetrin por fatmirësisht nuk ka pasoja në njerëz....

16:00

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI