Flash

Përplasje parazgjedhore për 'kryeministrin shqiptar' në Maqedoninë e Veriut, Zaev: Ali Ahmeti do dalë në opozitë

Lapsi.al 4 July 2020
Përplasje parazgjedhore për 'kryeministrin shqiptar' në

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti, sërish ka shtruar çështjen që tashmë disa ditë është bërë temë debati, duke i pyetur publikisht krerët e partive maqedonase, përse në Maqedoninë e Veriut të mos ketë një Kryeministër shqiptar.

Kreu socialdemokrat Zoran Zaev, i cili i prin koalicionit parazgjedhor me Lëvizjen Besa, shprehet i bindur se BDI-ja do të shkojë në opozitë. Ai thotë se ideja për Kryeministrin shqiptar është populiste.

“Janë duke e parë se po I humbin zgjedhjet, po rritet përkrahja për koalicionin tonë nga të gjitha bashkësitë etnike që jetojnë në vend dhe në fillim të fushatës thonë “kushti – Kryeministër shqiptar”. Jo! Askush më nuk do ta kushtëzojë atdheun”.

Krahas debateve për Kryeministrin shqiptar, skena parazgjedhore në Maqedoninë e Veriut tashmë disa ditë po “tronditet” edhe nga të ashtuquajturat “bomba”.

Në bisedat e përgjuara që për çdo ditë publikohen nëpër rrjete sociale protagonist janë krerë të lartë të dy partive politike maqedonase. Në këto biseda pretendohet se flitet për krime financiare, zhvatje, dhe krime zgjedhore.

Të këshilluara

Stuhi breshëri në Gramsh, dëme në bujqësi

Pasditen e sotme, një stuhi breshëri që ka vërshuar në lindje të qytetit për më shumë se 40 minuta është pasuar me dëmtime të mëdha në bujqësi. Dëmet më të mëdh...

21:18

Aksident në Tiranë, ndërron jetë i riu

Një i ri humbi jetën në një aksident rrugor në rrugën e Zallbastarit në orët e pasdites së sotme. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur "Rrapi", ku një mjet...

20:12

Kavajë, i moshuari i vetëvaret në banesë

Një 60- vjeçar në Kavajë i ka dhënë fund jetës. I moshuari me inicialet Sh.Xh, është vetvarur ditën e sotme. Policia është njoftura në orën 16:30 teksa ka shkua...

17:56

Aksident i trefishtë në Lezhë

Një aksident ka ndodhur këtë të premte në hyrje të qytetit të Lezhës. Tre automjete janë përplasur me njëri tjetrin por fatmirësisht nuk ka pasoja në njerëz....

16:00

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI