Flash

Ali Ahmeti: Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut me kryeministër shqiptar

Lapsi.al 4 July 2020
Ali Ahmeti: Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut me kryeministër

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti tha në një intervistë për Radion Europa e Lirë, tha se kandidati i kësaj partie për kryeministër, Naser Ziberi, do të jetë kandidat mbipartiak. Ahmeti u shpreh i bindur se partia e tij do të dalë fituese në zgjedhjet parlamentare të 15 korrikut dhe shtoi se qeveria e re duhet të drejtohet nga një kryeministër shqiptar.

“ Qeveritë në Maqedoninë e Veriut janë qeveri politike ku ulen dhe diskutojnë partitë për formimin e të njëjtave. Kemi shumë raste, jo vetëm këtu në rajon, në Ballkan, por edhe në Europë që kryeministri i vendit zgjidhet nga një parti që ka më pak mandate. Ne nuk pretendojmë se do të kemi më shumë mandate as sa Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë as sa VMRO-DPMNE, por ne pretendojmë se do të jemi fitues në kampin politik shqiptar dhe qeveria që do të ndërtohet, do të ndërtohet mbi bazë të negociatave”.

Motoja e partisë së tij në këto zgjedhje “Tani është koha për kryeministër shqiptar”, është përshkrua nga kundërshtarët politikë si në kampin shqiptar ashtu dhe atë maqedonas, se kjo bëhet për qëllime politike. Ahmeti thotë se nuk ka arsye përmes të mos këmbëngulet për këtë ide. “ Ne si Bashkim Demokratik për Integrim kërkojmë kryeministër shqiptar dhe jam kureshtar të dëgjoj arsyet e të tjerëve të cilët kanë dalë kundër kësaj ideje. Dhe me kënaqësi dhe padurim i pres arsyet që mund t’i japin ata”, ka thënë kreu I BDI-së.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI