Flash

Covid në Kosovë, infektohen 4 deputetë të LDK-së

Lapsi.al 4 July 2020
Covid në Kosovë, infektohen 4 deputetë të LDK-së

Pas Arben Gashit edhe tre deputetë të LDK-së, kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Mediat kosovare shkurjanë se të infektuarit janë Kujtim Shala, Haxhi Avdyli dhe Visar Hoti.

Deputeti Avdyli e ka konfirmuar lajmin përmes një shkrimi në Facebook.

“Meqenëse interesimi i miqve e gazetarëve është i madh për të konfirmuar lajmin nëse jam Covid pozitiv. Lajmi është i vërtetë. Më është konfirmuar që analiza ime ka dalur pozitiv. Gjendja ime është e mirë dhe jam vetizoluar sipas rekomandimeve”, ka shkruar Avdyli.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së Arben Gashi dhe familja e tij u infektuan disa ditë më parë.

Ndërkohë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), raportoi për  114 raste të reja me koronavirus, dhe 117 persona të shëruar në 24 orët e fundit.

Që nga fillimi i pandemisë, Kosova ka konfirmuar në total 3,178 raste me koronavirus. Prej tyre, 58 pacientë kanë humbur jetën.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI