Flash

Basha: Rama s’ka shans të shtyjë zgjedhjet ndërsa për koalicionet parazgjedhore...

Lapsi.al 3 July 2020
Basha: Rama s’ka shans të shtyjë zgjedhjet ndërsa për

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shfaqur i prerë se zgjedhjet e vitit të ardhshëm nuk do të shtyhen. Në emisionin “Zonë e Lirë” Basha hodhi poshtë çdo mundësi se Rama do të përdorë pandeminë si pretekst për të shtyrë zgjedhjet.

“Korona është një problem shumë i madh. Nuk ka asnjë shans se u mbajtën në Francë, do mbahen në Maqedoninë e Veriut dhe do mbahen, edhe në Shqipëri” – tha Basha.

Por sa mundësi ka që Rama me opozitën parlamentare të bëjnë një puç kushtetues dhe të pengojnë koalicionet parazgjedhore.

“Koalicionet janë në Kushtetutë. Njerëzit bashkohen në parti, aleanca, fale bindjeve të ngjashme dhe për këtë arsye koalicionet jane në Kushtetutë. Shqipëria ka nevojë për një reformë të thellë kushtetuese. Sot nuk jemi në rrethana kur me kundërshtarin mund të diskutohet kjo teme, por do t’ia shtrojmë shqiptarëve për diskutim pas zgjedhjeve të ardhshme” – tha Basha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI