Flash

Kryeministri Hoti merr premtimin e Bashës/ “Heqja e taksës së Rrugës së Kombit vendimi i ditëve të para të qeverisë së ardhshme”

Lapsi.al 3 July 2020
Kryeministri Hoti merr premtimin e Bashës/ “Heqja e taksës

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në takimin me Lulzim Bashën tha se kanë folur për shumë çështje, ndërsa pranoi para gazetarëve se ka marrë premtimin e këtij të fundit për heqjen e taksës së Rrugës së Kombit.

“Isha i nderuar të vizitoja Partinë Demokratike dhe liderin e saj Lulzim Basha. Biseduam për sfidat që kemi përballë, pandeminë dhe situatat e reja që kemi në Kosovë. Ne dëgjuam edhe vlerësimet e zotit Basha. Sfidat në Kosovë i kemi kaluar me mbështetje nga qeveria shqiptare dhe nga PD. Kemi ndarë të gjitha shqetësimet me zotin Basha, përfshirë edhe taksën e Rrugës së Kombit. Kam zotimin e Zotit Basha që ajo taksë do të hiqet”,- tha Hoti.

Nga ana e tij, kryedemokrati Basha e përforcoi qëndrimin, kur tha: “Do jetë një nga vendimet e ditëve të para të qeverisë së ardhshme”. 

“Premtimi im qendron. Do të jetë një nga vendimet e para të qeverisë së ardhshme, heqja e taksës e Rrrugës së Kombit. Sikundër, i kam kërkuar kryeministrit Hoti të bëjmë gjithccka për të ndihmuar sado pak turizmin në këtë kohë të vështirë. Sot paradite kam qenë në Velipojë, gjatë gjithë javës kam vizituar vijën bregdetare dhe kam parë situatën shumë të rëndë të turizmit, që përbën ¼-ën e ekonomisë shqiptare. Të vetmit turistë që takova janë nga Kosova. Shpresoj që, me bashkëpunimin e qeverisë së Kosovës, do të mundësojmë të kemi një numër sa më të madh turistësh ga Kosova në plazhet tona të bukura, veccanërisht në këtë kohë. Ka shmë punë që duhen bërë nga ana jonë, që nga siguria rrugore, infrastruktura, ccmimi i lartë i karburantit. Këto janë ccështje që nuk i korrigjoj dot sot, por marr angazhim para medias, opinionit publik të Shqipërisë dhe Kosovës se një nga vendimet e para do të jetë heqja e taksës së Rrugës së Kombit”,- tha ai.

Të këshilluara

Shkrumbohen dy banesa në Shkodër

Dy banesa janë shkrumbuar sot në fshatin Juban të Shkodrës. Banesat e shkrumbuara janë në pronësi të dy shtetasve me mbiemrin Caka. Paraprakisht dys...

15:56

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI