Flash

Liberalizimi i vizave për Kosovën, Rama: Turp për BE-në që mban peng një popull

Lapsi.al 3 July 2020
Liberalizimi i vizave për Kosovën, Rama: Turp për BE-në

Gjatë fjalës së tij, Kryeministri Rama, në një konferencë për shtyp së bashku me kryeministrin kosovar, Avdullah Hoti, nuk la pa përmendur edhe që Bashkimi Europian nuk po liberalizon vizat me Kosovën edhe pse ka përmbushur kushtet, sipas tij.

Sipas Ramës arsyeja nuk gjendet në Kosovë arsyeja është në Europë, në politikën e brendshme të BE-së, vendeve të ndryshme.

"Është një turp për BE që sot mban peng një popull që ende ndalohet të lëviz lirisht si gjithë të tjerët, pasi si shtet i ka plotësuar të gjitha detyrimet që duhet të plotësojë çdo shtet para se të marr liberalizimin e vizave. Arsyeja nuk gjendet në Kosovë, në ndonjë paaftësi për të përmbushur detyrimet, ato janë përmbushur dhe janë njohur nga vetë KE, arsyeja është në Europë, në politikën e brendshme të BE-së, vendeve të ndryshme, që gjithmonë e më shumë kur marrin vendime për ne, nisen nga kalkulimet për qëndrueshmërinë elektorale të forcave qeverisëse, ky nuk është turp, turpi është që Kosova nuk lëviz e lirë", tha Rama.

Të këshilluara

Tiranë, makina merr flakë në ecje e sipër

Një makinë është përfshirë nga flakët në rrugën “Peti”, pranë kopshtit Zoologjik si pasojë e një defekti teknik në pjesën e motorrit. Makina, me drejtues A.T., ...

09:58

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI