Flash

Takimi me Abdullah Hotin, Rama përsërit të njëjtin refren: Kosova me doganë në Durrës, mbledhje të përbashkëta mes dy qeverive

Lapsi.al 3 July 2020
Takimi me Abdullah Hotin, Rama përsërit të njëjtin refren:

Kryeministri Edi Rama priti sot në takim homologun e tij nga Kosova, Avdullah Hoti. Dy kryeministrat dhanë një konferencë të përbashkët për mediat, pas takimit që patën kokë më kokë.

Rama u shpreh se mbledhja mes dy qeverive, (nese e lejon situata e koronavirusit) do të mbahet në Shkodër në shtator, ndërkohë që në Pallatin e Kongresve do të zhvillohet Kongresi i autoriteteve vendore të Shqipërisë e Kosovës.

Rama ka theksuar se temat kyçe të diskutuara gjatë takimit me Hotin ka qenë Dogana e Kosovës në Durrës, njehsimi i dokumenteve për shkëmbimin e mallrave mes dy vendeve, eksport-impor dhe hapja e kufirit pa kontroll për lëvizjen e njerëzve.

“Sot kemi folur për doganën e Kosovës në Durrës, në parim është e dakordësuar, por në zbatim jo e plotë, pasi ajo që në fakt Hoti ka ngritur në bisedën e përbashkët përbën thelbin e marrëveshjes, jo një stacion i parë i pasuar nga një i dytë kontrolli në Morinë, por një i vetëm në Durrës ku hyrja e të gjitha mallrave për në Kosovë nga pikëpamja legjislative dhe juridike duhet të trajtohet si hyrje në Kosovë. Na duhet detajim teknik i marrëveshjes për të mos lejuar që burokracia apo interesa të caktuara të pengojnë zbatimin”- tha Rama.

“Njehsimi i shumëherëfolur i dokumentacionit lidhur me mallrat që eksportohen apo importohen mes vendeve ku është e pamundur të flasim për efikasitet nëse nuk arrijmë që dy palët në nivelin teknik të kenë gjuhë teknike të njehsuar e të mos i kërkojmë ne në Shqipëri eksportuesve të Kosovës që të kenë dokumente dhe të Shqipërisë psh të AKU kur vijnë këtej, apo në Kosovë të mos i kërkohen ato të Kosovës kur shkojnë andej por një dokument i vlefshëm për të dy vendet”- vijoi kryeministri.

Të këshilluara

Tiranë, makina merr flakë në ecje e sipër

Një makinë është përfshirë nga flakët në rrugën “Peti”, pranë kopshtit Zoologjik si pasojë e një defekti teknik në pjesën e motorrit. Makina, me drejtues A.T., ...

09:58

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI