Flash

Tragjedia në 'Kombinat', zbulohet foto e nënës me dy vajzat

Lapsi.al 3 July 2020
Tragjedia në 'Kombinat', zbulohet foto e nënës me dy

Tragjedia e ndodhur dje në Kombinat, ku një familje pothuajse është shuar, kishte kohë që kishte nisur, por ishte mbajtur e fshehtë nga heshtja. Hulumtimet e sotme të medias, kanë zbuluar se fqinjët dhe familjarët ishin shprehur të shqetësuar për izolimin e gjatë të nënës dhe dy vajzave. Kur policia ka trokitur një ditë në banesën e tyre, gruaja, e cila ka ndërruar jetë dje, është përgjigjur se ishte zgjedhja e tyre që qendronin brenda.

Familja Josifi, nga Përmeti, jetonte në atë zonë të Kombinatit me qira. Dyshimet janë se njëra prej vajzave, Anisa kishte kohë që kishte ndërruar jetë, ndoshta një muaj, por mbahej me trajtim me uthull nga e ëma dhe motra tjetër, për të penguar dekompozimin.

Besohet se ato ishin ndjekëse të një rryme fetare dhe po aplikonin mos-ushqyerjen. Çka mendohet se është arsyeja që u ka marrë jetën. Dje, pasi vëllai i nënës, Zhaneta, ka dhënë alarmin, policia ka shpërthyer derën e banesës dhe ka zbuluar tragjedinë.

Blerta, 33 vjeç, ka mbijetuar dhe është ende në jetë në Spitalin e Traumës. Dëshmia e saj pritet të jetë vendimtare për të zbardhur se çfarë ka ndodhur në këtë familje.

Të këshilluara

Tiranë, makina merr flakë në ecje e sipër

Një makinë është përfshirë nga flakët në rrugën “Peti”, pranë kopshtit Zoologjik si pasojë e një defekti teknik në pjesën e motorrit. Makina, me drejtues A.T., ...

09:58

Vettingu, shkarkohet Shpresa Beçaj

Ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj, aktualisht gjyqtare në Gjykatën e Apelit Tiranë eshte shkarkuar sot nga detyra, pasi nuk ka kaluar dot proven ...

09:07

73 raste të reja me Covid në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se dje janë testuar gjithsej 225 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontaktev...

08:24

Shënohet rasti i parë me Covid në Ersekë

Rezulton pozitive me Covid-19 një 60-vjeçare në Ersekë. Ajo është banuese në Tiranë dhe kishte shkuar në Ersekë tek shtëpia e saj e pushimit. Ky është ras...

08:14

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI