Flash

U vinte gjoba biznesmenëve të kromit, RENEA arreston 'të fortin' e Bulqizës (VIDEO)

Lapsi.al 3 July 2020
U vinte gjoba biznesmenëve të kromit, RENEA arreston 'të

Nje person me rrezikshmeri te larte, i shpallur në kërkim për disa vepra penale, eshte arrestuar sot gjate operacionit policor te koduar “Fundi i arratisë”.arrestim

Ne pranga u vu shtetasi Fadil Tërnova, 32 vjeç. Në momentin e ndërhyrjes ai u gjend i fshehur në ambientet e bodrumit të hapur enkas në një prej dhomave, që ishte i mbuluar me pllakat e dyshemesë. Policia kishte informacione per vendin ku rrinte i fsheur ai dhe nderhyne forcat e Drejtorise Vendore te Policisë Dibër, forcat speciale RENEA, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë.

NJOFTIMI

Operacioni nga Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, forcat speciale RENEA, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë.

Kapet dhe vihet në pranga një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Gjatë operacionit për kapjen e tij, forcat RENEA i gjetën dhe një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, nga strukturat e DVP Dibër, në bazë të një informacioni të marrë në rrugë operative, për vendndodhjen e një personi me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i shpallur në kërkim për disa vepra penale, si dhe duke vlerësuar rrezikshmërinë që ky person paraqiste, janë koordinuar veprimet me Komisariatin e Policisë Bulqizë dhe është kërkuar mbështetja e forcave speciale RENEA.

Mbi bazën e këtyre informacioneve u organizua dhe u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Fundi i arratisë”, në kuadër të të cilit, në fshatin Vajkal të Bulqizës, pas rrethimit të banesës dhe ndërhyrjes profesionale u bë e mundur kapja dhe prangosja e shtetasit të kërkuar Fadil Tërnova, 32 vjeç, i cili në momentin e ndërhyrjes u gjend i fshehur në ambientet e bodrumit të hapur enkas në një prej dhomave, që ishte i mbuluar me pllakat e dyshemesë.

Gjatë operacionit, forcat speciale RENEA gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë tip “Glock” që e mbante pa leje dhe fishekë luftarak.

Ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim që prej vitit 2018, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Kanosje për të mos kallëzuar krimin” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Për këto vepra penale, Gjykata e Shkalles së Parë Dibër i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”

Shtetasi Fadil Tërnova është person me rrezikshmëri të theksuar kriminale. I dënuar për vrasjen e shtetasit Sh. Sh., në vitin 2013, në Bulqizë, i arrestuar e dënuar më parë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, si dhe i proceduar disa herë për vepra të ndryshme penale kundër personit si “Përndjekja”, “Kanosja”, “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të rendit publik’’ dhe “Shkatërrim i pronës’’

Gjithashtu ky shtetas dyshohet se është organizator dhe autor kryesor për gjobëvënie.

Të këshilluara

Vettingu, shkarkohet Shpresa Beçaj

Ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj, aktualisht gjyqtare në Gjykatën e Apelit Tiranë eshte shkarkuar sot nga detyra, pasi nuk ka kaluar dot proven ...

09:07

73 raste të reja me Covid në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se dje janë testuar gjithsej 225 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontaktev...

08:24

Shënohet rasti i parë me Covid në Ersekë

Rezulton pozitive me Covid-19 një 60-vjeçare në Ersekë. Ajo është banuese në Tiranë dhe kishte shkuar në Ersekë tek shtëpia e saj e pushimit. Ky është ras...

08:14

Vuçiç: Harrojeni se do të njohim Kosovën

Beogradi zyrtar nuk do të ndryshojë qëndrimet për vazhdim të bisedave me Kosovën. Kështu të paktën ka thënë të enjten mbrëma presidenti i Serbisë, Aleksandar Vu...

22:28

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI