Flash

Basha në Pogradec: Qeveria e PD nuk do të punojë për 5 veta (FOTO)

Lapsi.al 4 July 2020
Basha në Pogradec: Qeveria e PD nuk do të punojë për 5 veta

Nga Lulzim Basha

Pogradecin, gjithnjë e vizitoj me një dëshirë të madhe. U riktheva sërish me dëshirën për të takuar njerëzit e këtij qyteti mikpritës, të dashur e punëtorë, krenarë për bukurinë e liqenit dhe natyrës së tij.

Pogradeci, me një potencial të jashtëzakonshëm turizmi, sot po vuan nga kriza e madhe ekonomike që ka përfshirë vendin.

Në çdo biznes që isha sot, më treguan se puna ka rënë me të paktën 50%. Punëtorët i kanë larguar pasi nuk kanë me se t'i paguajnë. Taksat vazhdojnë t'i shlyejnë sikur mos të ketë ndodhur asgjë, ndërsa këtë vit edhe pse në kushtet e COVID-19, Bashkia ka rritur taksat dhe tarifat.

RAMAVIRUSI i braktisi njerëzit në ditët më të vështira, duke i lënë në mëshirë të fatit, siç po bën edhe tani me pandeminë.

Të infektuarit po shtohen, sikundër dhe personat, që po humbasin jetën, ndërsa qeveria nuk ka asnjë strategji dhe asnjë plan masash për të mbrojtur qytetarët dhe ekonominë që po zhytet në krizë të vazhdueshme.

Në takimin që zhvillova në një fasoneri në Pogradec, sipërmarrësi më tregoi për shqetësimet lidhur me kostot shtesë për shkak të nevojës së masave të marra për COVID-19, ndërsa qeveria nuk u ka dhënë asnjë mbështetje.

Kjo papërgjegjshmëri dhe arrogancë e shtetit ndaj qytetarëve dhe bizneseve duhet dhe do të marrë fund.

Plani ynë ekonomik ka në fokus të veçantë biznesin e vogël dhe klimën e të bërit biznes në përgjithësi.

Ne do të vendosim moratorium 1 vjeçar të inspektoriateve, deri kur të garantojmë standartet europiane përmes një kuadri të ri ligjor bazuar mbi eksperiencat më të mira të Perëndimit.

Taksa për biznesin e vogël do të jetë vetëm një: 0.5% e xhiros vjetore dhe të ardhurat do të shkojnë për pushtetin lokal, për të nxitur zhvillimin dhe rritjen e vëmendjes së shtetit në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë.

Taksa për biznesin me të ardhura mbi 140 milionë lekë në vit, do të jetë taksa e sheshtë 9%, ndërkohë që do të heqim "taksën Rama” për karburantin.

Këto janë hapat e domosdoshme për të stabilizuar ekonominë dhe nxitur zhvillimin.

Shqipëria nën qeverisjen e Partisë Demokratike nuk do të punojë për 5 veta, por do të jetë Shqipëria e të gjithëve, që kujdeset dhe mbron interesat e gjithsecilit.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI