Flash

“S’do bëjmë mrekulli”, Basha shpalos planin e PD me fermerët e Pogradecit

Lapsi.al 5 July 2020
“S’do bëjmë mrekulli”, Basha shpalos planin e PD me

Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me fermerët në Pogradec. Teksa dëgjoi nga afër shqetësimet e tyre, Basha theksoi se bujqësia po vuan pasojat e krizës së thellë ekonomike që ka prekur çdo familje në Shqipëri.

Sipas tij, fermerët pogradecarë, po përjetojnë rrënimin financiar për shkak të situatës me pandeminë dhe si pasojë e braktisjes nga shteti.foto galeri

“Bujqësia në Pogradec po vuan sot pasojat e krizës së thellë ekonomike që ka prekur çdo qytetar, familje apo biznes në Shqipëri. Fermerët pogradecarë, në këtë zonë me potenciale të jashtëzakonshme për zhvillimin e bujqësisë, ndanë me mua shqetësimin për rrënimin financiar që po kalojnë si shkak i pandemisë dhe braktisjes së shtetit. Ata paguajnë çmimin më të lartë të naftës në rajon dhe kanë 7 vite që nuk marrin subvencione për prodhimin e tyre.

Ndërkohë që fermeri shqiptar është i zhytur në borxhe dhe krejt i vetëm në një treg të pabarabartë, fermeri kosovar dhe ai maqedonas përfiton çdo vit subvencione nga shteti dhe një sërë lehtësirash të tjera. RAMAVIRUSI ka harxhuar 700 milionë euro për fasada, miliona euro të tjera për PPP dhe tendera korruptive, 1.2 miliardë euro do të shkojnë për rrugën fantazëm Milot-Fier, ndërsa fermerët, biznesi, qytetarët janë lënë në mëshirë të fatit.

Sot askush nuk pret më asgjë nga kjo qeveri. Në 7 vite ai ka dëshmuar se ka bërë të kundërtën e asaj që ka premtuar, duke e zhytur vendin në krizën më të thellë të 20 viteve të fundit dhe shndërruar në vendin më të korruptuar të Europës dhe ndër më të korruptuarit e botës. Ne kemi në planin tonë për bujqësinë, një fond prej 50 milionë eurosh në vit për të investuar në infrastrukturën bujqësore. Ne do t’u japim direkt, në dorë subvencione fermerëve në bazë të prodhimit të tyre. Fondi i parashikuar për subvencionet është së paku 100 milionë euro në vit. Këtë në fakt e bëjnë dhe sot fqinjët tanë, Kosova dhe Maqedonia.

Nuk do të bëjmë mrekulli. Ne do të krijojmë lehtësirat e nevojshme për biznese prodhuese, të cilat do t’i përpunojnë produktet tuaja që të mos kalben, por edhe do të hapin vende pune dhe këtu kam parasysh, fabrika të prodhimeve të konservuara, lëngjeve të frutave dhe nënprodukteve të tjera.

Shqipëria nuk do të punojë më për 5 veta, por do të jetë vendi i shanseve dhe mundësive për të gjithë që duan të jetojnë dhe punojnë ndershmërisht.”, tha Basha

Të këshilluara

Stuhi breshëri në Gramsh, dëme në bujqësi

Pasditen e sotme, një stuhi breshëri që ka vërshuar në lindje të qytetit për më shumë se 40 minuta është pasuar me dëmtime të mëdha në bujqësi. Dëmet më të mëdh...

21:18

Aksident në Tiranë, ndërron jetë i riu

Një i ri humbi jetën në një aksident rrugor në rrugën e Zallbastarit në orët e pasdites së sotme. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur "Rrapi", ku një mjet...

20:12

Kavajë, i moshuari i vetëvaret në banesë

Një 60- vjeçar në Kavajë i ka dhënë fund jetës. I moshuari me inicialet Sh.Xh, është vetvarur ditën e sotme. Policia është njoftura në orën 16:30 teksa ka shkua...

17:56

Aksident i trefishtë në Lezhë

Një aksident ka ndodhur këtë të premte në hyrje të qytetit të Lezhës. Tre automjete janë përplasur me njëri tjetrin por fatmirësisht nuk ka pasoja në njerëz....

16:00

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI