Flash

Rama i kthen favorin socialistit francez Harlem Desir, por të dy dolën duarthatë

Lapsi.al 28 June 2020
Rama i kthen favorin socialistit francez Harlem Desir, por të dy dolën

Sipas burimeve nga Vjena, ku ndodhet edhe selia qendrore e OSBE-së, Edi Rama shfrytëzoi postin e kryetarit të radhës për të propozuar që mandati i Harlem Desirit si Përfaqësues për Lirinë e Medias të rinovohet edhe tre vjet.

Kryetari i Radhës së OSBE është ministri i jashtëm i shtetit që ka presidencën e radhë së kësaj organizate. Rama është dekretuar e votëbesuar Ministër i Punëve të Jashtë pavarësisht nga shfaqjet publike të zëvendësministrit Cakaj si "ministër në detyrë" Ky cilësim nuk ekziston në kushtetutë e legjislacion.

Harlem Desir në dhjetor habiti publikun shqiptar e ndërkombëtar kur deklaroi befas se paketa ligjore antishpifje e propozuar nga qeveria Rama nuk shkel standartet e OSBE e mund të miratohet. Pavarësisht nga ndryshimi i papritur e i pashpjeguar i zotit Desir Komisioni Europian, Parlamenti Europian e Këshilli i Europës mbetën shumë kritikë ndaj paketës ligjore. Rama reagoi duke deklaruar në Kuvend se ata të Brukselit e Strasburgut nuk e kishin lexuar mirë ligjin.

Mbasi Presidenti e ktheu për rishqyrtim në Kuvend, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës kërkoi opinionin e Komisionit të Venecias. Kjo procedurë ishte e pazakonshme e mbase edhe pa precedent. Opinioni i publikuar së fundmi e hedh tërësisht poshtë paketën e Ramës. Pra favori i Desirit nuk i bëri fajde kryeministrit.

Kështu duket se do të ndodhë tani edhe me favorin e Ramës. Shtete antarë të OSBE kanë deklaruar se do të vënë veton kundër Desirit. Arsyet janë të ndryshme por ato përfshijnë edhe standartet e dyfishta.

Të këshilluara

72 raste të reja me koronavirus në vend

72 raste të reja janë shënuar në 24 orët e fundit në Shqipëri me COVID-19. Tirana mban kryesimin sa i përket rasteve të reja me 19 raste ndjekur nga  Kruja m...

11:25

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI