Flash

Telefonatat e përgjuara/ Si u zbulua banesa ku fshihej Ilir Xhepaj

Lapsi.al 28 June 2020
Telefonatat e përgjuara/ Si u zbulua banesa ku fshihej Ilir Xhepaj

Është vënë në pranga nga Policia e Shtetit Ilir Xhepaj, 33-vjeçari  i cili akuzohet si bashkëpunëtor në vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit. Xhepaj u arrestua pak pas mesnatës së 27 qershorit në zonën e Astirit në kryeqytet. Policia kishte informacione se Xhepaj strehohej në një apartament të marrë me qira, në vendin ku dhe u  prangos.

Burime për Klan Plus bëjnë me dije se i akuzuari si bashkëpunëtor i Eduard Lamajt, nuk ka pranuar të flasë përpara grupit hetimor, duke thënë se do të shprehet në një moment të dytë.

Policia ka pasur në përgjim edhe bashkëshorten e Ilir Xhepës, përgjime të cilat kanë bërë të mundur lokalizimin e 33-vjeçarit.

Telefonata e fundit e Xhepës rezulton të jetë me një person që jepte banesa me qira. Pasi ka mbaruar telefonatën, i arrestuari ka zbritur në hyrje të pallatin ku banonte për të takuar personin e sipër përmendur.

Emri i personit që ka takuar Xhepa për herë të fundit, nuk bëhet me dije për shkak të hetimeve. Në momentin që ka takuar personin, efektivë të komisariatit të Kurbinit në bashkëpunim me forcat operacionale të drejtorisë së përgjithshme të policisë së Shtetit, kanë vepruar menjëherë duke e prangosur.

Nga ana tjetër 33-vjeçari është një emër shumë i njohur për drejtësinë. Më 15 janar 2020 ai ka qëlluar ndaj Zef Markut. Ky i fundit arriti t’i shpëtojë këtij atentati. Edhe pse ishte një person në kërkim ai lëvizte shpesh. Si pjesë e grupit të Eduard Lamaj ai akuzohet për 3 vepra penale, si “Vrasje me dashje, e kryer në bashkëpunim”, “Vrasje e mbetur në tentativë”, si dhe “armëmbajtje pa leje”.

Të këshilluara

72 raste të reja me koronavirus në vend

72 raste të reja janë shënuar në 24 orët e fundit në Shqipëri me COVID-19. Tirana mban kryesimin sa i përket rasteve të reja me 19 raste ndjekur nga  Kruja m...

11:25

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI