Flash

Masakra në Laç/ Arrestohet gjatë natës në Tiranë Ilir Xhepaj, bashkëpuntori i autorit Eduart Lamaj

Lapsi.al 28 June 2020
Masakra në Laç/ Arrestohet gjatë natës në Tiranë

lir Xhepaj është bërë i arrestuari i dytë për vrasjen në Laç të dy biznesmenëve, Bujar Lika Hasani dhe Paulin Gjergji Marku.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton se Xhepaj u arrestua në orët e vona të natës në zonën e Astirit në Tiranë dhe u shoqëruar në Kurbën për llogari të Policisë së Laçit.

Xhepaj është bashkëpuntor i Eduart Lamajt, autorit kryesor të vrasjes së 30 majit.

Të veshur si policë, ata hynë në hotelin A&A në Kurbin ku qëlluan për vdekje dy biznesmenët.

Lamaj u arrestuar disa ditë më parë teksa po kurohej në një klinikë private në Qytetin Studenti në Tiranë në mënyrë ilegale. Ai kishte marrë një plumb ditën e atentatit dhe ishte fshehur prej 20 ditësh si i plagosur.

Ende në kërkim mbeten Elson (Oltion) Alija (Vlashi) dhe 21 vjeçari Klaudio Perkola, gjithashtu bashkëpuntorë të Eduart Lamajt.

Të këshilluara

Cakaj në Washington, takon Reeker dhe Palmer

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, gjatë qëndrimit në Uashington ka zhvilluar takime edhe me Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çësht...

17:47

Komploti rus dhe Kosova

Ishte qershori i vitit 1999 kur aparati shtetëror, policor, militar e paramilitar serb do të gjendej i dorëzuar në Kosovë përballë NATO-s. Pikërisht ishte da...

16:45

Dy zona të Tiranës pa energji elektrike

OSHEE bën me dije se dy kabina elektrike në Kamëz janë aktualisht pa energji elektrike për shkak të një dëmtimi të kabullit nga një subjekt që po kryen punime. ...

16:35

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI