Flash

Cakaj në Washington, takon Reeker dhe Palmer

Lapsi.al 27 June 2020
Cakaj në Washington, takon Reeker dhe Palmer

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, gjatë qëndrimit në Uashington ka zhvilluar takime edhe me Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Përfaqësues i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

Takimet u përqendruan në diskutime që lidhen me domosdoshmërinë e plotësimit sa më të shpejtë të të gjitha detyrimeve për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian, punën e përbashkët në kuadër të OSBE-së dhe me përpjekjet e Shqipërisë për të siguruar ulësen e anëtarit jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit 2022-2023.

“Marrëdhëniet e fuqishme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të një rëndësie të pazëvendësueshme e me një vlerë të patjetërsueshme për Shqipërinë!”- u shpreh Cakaj në një postim në facebook lidhur me takimet e zhvilluara.

Të këshilluara

Komploti rus dhe Kosova

Ishte qershori i vitit 1999 kur aparati shtetëror, policor, militar e paramilitar serb do të gjendej i dorëzuar në Kosovë përballë NATO-s. Pikërisht ishte da...

16:45

Dy zona të Tiranës pa energji elektrike

OSHEE bën me dije se dy kabina elektrike në Kamëz janë aktualisht pa energji elektrike për shkak të një dëmtimi të kabullit nga një subjekt që po kryen punime. ...

16:35

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI