Flash

Atentati mafioz, telefonata e fundit e Hekuran Billës me të dashurën që e nxorri në pritë

Lapsi.al 27 June 2020
Atentati mafioz, telefonata e fundit e Hekuran Billës me të

Telefonata e fundit e Hekuran Billës ka qenë me 26-vjeçaren, Adjola Lakra, e arrestuar dje nga policia si personi që shërbeu si karrem për lokalizimin e Billës nga autorët e vrasjes.

Lakra ishte prej dy vitesh në një lidhje me 40-vjeçarin. Mësohet se ajo është shtyrë prej Viktor Markut dhe Sebastian Malit që të krijojë njohje dhe lidhje me viktimën, duke përgatitur kështu një plan perfekt deri në realizimin e tij.

Adjola Lakra njoftonte Sebastian Malin, për lëvizjet e të dashurit të saj. Pasi la takim me të, 26-vjeçarja ka informuar Malin për vendndodhjen e Hekuran Billës.

Në momentin e vrasjes, ajo ka qenë duke folur në telefon me Billën dhe telefonata ka qëndruar hapur edhe pas ekzekutimit. E reja kishte lënë takim me Hekuran Billën në vendin ku ai mbeti i vrarë. Ka qenë pikërisht telefonata e fundit e viktimës një nga indiciet e policisë për të vënë në vëzhgim dhe përgjim 26-vjeçaren.

Më pas, nga kamerat e sigurisë shihet se pas ekzekutimit, Lakra shfaqet nën shoqërinë e Sebastjan Malit, teksa dorëzonte makinën tip Nissan Mica, të marrë me qira për të ruajtur lëvizjet e Hekuran Billës.

Të këshilluara

61 raste të reja me Covid në Shqipëri

Vazhdon rritja e numrit të të infektuarve me Covid në Shqipëri. Testimi i bërë në personat e dyshuar gjatë 24 orëve të fundit ka konfirmuar 61 raste të reja me ...

10:42

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI