Flash

Zgjerohet harta e Covid në Vlorë, 11 raste të reja të infektuar në fasoneri

Lapsi.al 27 June 2020
Zgjerohet harta e Covid në Vlorë, 11 raste të reja të

Gjatë 24 orëve të fundit në Vlorë u shënuan 11 raste të reja, ndërsa ka ndërruar jetë një 77 vjeçar.

Ky i fundit ka qenë i karantinuar në shtëpi ndërkohë që mbrëmjen e djeshme (26 qershor) shfaqi probleme të rënda shëndetësore.

Pavarësisht se ai u nis drejt Tiranës, nuk arriti të mbijetojë. Nga burimet mendohet se ai është kontakt i një banori në lagjen ku jeton.

Sipas burimeve, 77 vjeçari jeton në lagjen 15 tetori në Vlorë, shumë pranë lagjes Partizani e cila është kthyer në një vatër infeksioni vetëm pak ditë më parë.

Ndërsa përsa i përket të infektuarve, 1 prej tre dyshohet të jetë kontakt i një personi të infektuar më parë. 1 tjetër i infektuar është nga fshati Peshkëpi dhe mendohet të jetë infektuar nga djali i ardhur nga Tirana.

Një i infektuar dyshohet se është infektuar nga familjarë i ardhur nga Greqia.

Katër raste kontakti në fasonerinë që u mbyll disa ditë më parë fasoneri këpucësh me 250 punonjës.

Katër raste në fasonerinë e atleteve me mbi 150 punonjës që pritet të mbyllet.

Numri i përgjithshëm i rasteve të reja gjatë 24 orëve të fundit ishte 61 ndërsa numri total i viktimave ka shkuar në 53.

Të këshilluara

61 raste të reja me Covid në Shqipëri

Vazhdon rritja e numrit të të infektuarve me Covid në Shqipëri. Testimi i bërë në personat e dyshuar gjatë 24 orëve të fundit ka konfirmuar 61 raste të reja me ...

10:42

Gjendet i pajetë një person në Qerret

Gjendet i pajetë një person ende i paidentifikuar, 200 metra larg bregut të detit në Qerret. Policia bën me dije se ai u gjet në vendin e quajtur Përroi Leshniq...

09:21

Carl Bildt: Thaçi mund të arrestohet

"Nëse akuzat që janë bërë tani publike konfirmohen, atëherë ai praktikisht përballet me arrestimin, dhe do të shkojë në Hagë ku do të përballet me një proces gj...

22:58

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI