Flash

Carl Bildt: Thaçi mund të arrestohet

Lapsi.al 26 June 2020
Carl Bildt: Thaçi mund të arrestohet
"Nëse akuzat që janë bërë tani publike konfirmohen, atëherë ai praktikisht përballet me arrestimin, dhe do të shkojë në Hagë ku do të përballet me një proces gjyqësor të gjatë e të komplikuar, ku mbrojtja e dëshmitarëve do të jetë një problem. Do të zgjasë me vite. Dhe kjo padyshim do të shkaktojë pështjellim të madh në politikën e Kosovës”. Komentet i bën në profilin e tij në Twitter, Carl Bildt, ish-kryeministër i Suedisë dhe aktualisht bashkëkryesues i Këshillit Europian për Marrëdhëniet me Jashtë. Thaci vetë, nga Tirana ku ndaloi shkurtimisht tha se opinionit publik do t`i drejtohet të dielën. Ai ka qenë jashtë Kosovës dhe e ndërpreu udhëtimin drejt Shteteve të Bashkuara pasi Zyra e Prokurorit Special në Hagë paraqiti të mërkurën kundër tij aktakuzën për krime lufte. “Ju uroj një fundjavë të qetë dhe mbetem me shpresë të plotë se ditët më të mira për Kosovën dhe kombin shqiptar i kemi përpara”, - shkroi ai në Facebook. Publikimi i akuzave nxiti reagime në shkallë të gjerë në Kosovë dhe kritika të rrepta ndaj prokurorisë së posaçme. Analistët thanë se situata e re ka vënë në pikëpyetje rifillimin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ndonëse Bashkimi Evropian po ngulë këmbë se ato duhet të rifillojnë muajin që vjen.

Të këshilluara

Rama takim me Thaçin në Vlorë?

Kryeministri Edi Rama kishte njoftuar se pasditen e sotme do të ishte në prezantimin e projektit të gjimnazit “Sami Frashëri”, por ai nuk u duk askund. Burime p...

20:52

Tiranë, makina merr flakë në ecje

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme pranë Tiranës. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Ndroq rreth orës 16.52 Burime zyrtare nga policia thane sh...

20:39

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI