Flash

Vrasja e dy biznesmenëve në Laç, gjenden dy pistoleta pranë klinikës ku kurohej Eduart Lamaj

Lapsi.al 27 June 2020
Vrasja e dy biznesmenëve në Laç, gjenden dy pistoleta

Dy pistoleta u gjetën në klinikën private në Tiranë ku kurohej Eduart Lamaj, autori i vrasjes së dyfishtë në Kurbin.

Armët u gjetën ditën e arrestimit të Eduart Lamajt në klinikën private ku ai po mjekohej. Dy pistoletat u dërguan në laborator për ekspertizë.

Nga informacionet paraprake nuk dihet ende nëse ato janë përdorur në vrasjen e dyfishtë.

Gjykata e Kurbinit vendosi masën e sigurisë “Arrest me burg” për Eduart Lamaj, autorin e vrasjes së Paulin Gjergjit dhe Bujar Likës më 30 maj.

Seanca për caktimin e masës së sigurisë është zhvilluar në ambientet e spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr mjekim pasi mbeti i plagosur gjatë shkëmbit te zjarrit mbrëmjen e 30-majit në Kurbin.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI