Flash

Si do përfitojnë shqiptarët nga taksa e sheshtë 9% e PD (Dokumenti)

Lapsi.al 28 June 2020
Si do përfitojnë shqiptarët nga taksa e sheshtë 9% e PD

Lulzim Basha ka zbuluar planin ekonomik të PD që ka për synim të vendosë vetëm taksimin e sheshtë 9% ku do të përfitojnë të gjithë punonjësit si në sektorin privat edhe në publik.

Basha ka publikuar një video ku duken shembujt se si taksimi i sheshtë do të ndikojë pozitivisht në ekonominë e punonjësve teksa akuzon Ramën për taksimin e tij në 7 vite. Lideri demokrat shprehet se në 7 vite, Rama rriti taksat dhe çmimet, falimentoi bizneset dhe largoi qindra- mijëra shqiptarë në Shqipëria.

Sipas planit që paraqet PD, për çdo punonjës të privatit dhe publikut duke bërë dhe krahasimin me qeverinë e PS, në qeverinë e Bashës punonjësit do të paguajnë më pak taksa dhe jo siç pretendon Rilindja që në planin e PD do të ketë fasha përjashtuese të Tatimit mbi të ardhurat.)

GENJESHTRAT E RAMES

Rilindja gënjen duke thene se punonjësit do të paguajnë më shumë gjatë qeverisjes Basha, pasi ata thonë se në planin e PD nuk do të ketë fashë përjashtuese të tatimit mbi të ardhurat.

Fakti është që plani i PD RUAN fashën përjashtuese nga TAP për 30 mijë lekëshin e parë të të ardhurave dhe tatohet me 9% vetëm diferenca mbi këtë vlerë.

Shembull konkret:

Nëse paga është p.sh 40 mijë lekë të reja, atëherë me planin e PD do të paguhet 9% të (40.000-30.000) = 9% e 10.000 lekë = 900 lekë në muaj.

Ndërkohë që sot me taksën Rama paguhet 13% e (40.000-30.000) = 13% të 10.000 = 1300 lekë.

Realiteti sot: 13% tatim mbi të ardhurat (TAP) nga paga duke përjashtuar nga tatimi 30 mijë lekëshin e parë.

Plani PD: 9% tatim mbi të ardhurat nga paga duke përjashtuar nga tatimi 30 mijë lekëshin e parë.

GENJESHTRAT E RAMES PER CDO GRUP PUNONJESISH:

Image

Gënjeshtrat e Ramës: me PD 7 mijë policët do paguajnë 69 milionë lekë të reja më shumë në vit.

Fakti: Çdo vit 7 mijë punonjës të policisë do të paguajnë 158 milionë lekë të reja më pak në arkën e shtetit (1.3 milionë euro më pak).

Image

Gënjeshtrat e Ramës: me PD 23 mijë mësuesit e arsimit 9-vjeçar do paguajnë 480 milionë lekë të reja më shumë në vit

Fakti: Çdo vit 23 mijë punonjës të arsimit 9-vjeçar do të paguajnë 265 milionë lekë të reja më pak në arkën e shtetit (2.2 milionë euro më pak).

Image

Gënjeshtrat e Ramës: me PD 7 mijë mësuesit e arsimit të mesëm do të paguajnë 126 milionë lekë të reja më shumë në vit

Fakti: Çdo vit 7 mijë mësuesit e arsimit të mesëm do të paguajnë 100 milionë lekë të reja më pak në arkën e shtetit (825 mijë euro më pak).

Image

Gënjeshtrat e Ramës: me PD 6250 infermieret e spitaleve do të paguajnë 130 milionë lekë të reja më shumë në vit

Fakti: Çdo vit 6250 infermierët e spitaleve do të paguajnë 72 milionë lekë të reja më pak në arkën e shtetit (590 mijë euro më pak)

Image

Genjeshtrat e Ramës: me PD 6800 infermieret e qendrave shëndetësore do të paguajnë 170 milionë lekë të reja më shumë në vit

Fakti: Çdo vit 6800 infermieret e qendrave shëndetësore do të paguajnë 50.6 milionë lekë të reja më pak në arkën e shtetit (414 mijë euro më pak).

Image

Gënjeshtrat e Ramës: me PD 1500 sanitaret në spitale do të paguajnë 38 milionë lekë të reja më shumë në vit

Fakti: Çdo vit 1500 sanitaret në spitale do të paguajnë 10.4 milionë lekë të reja më pak në arkën e shtetit (85.5 mijë euro më pak).

Image

Gënjeshtrat e Ramës: me PD 500 shoferët e urgjencës kombëtare do të paguajnë 7.5 milionë lekë të reja më shumë në vit

Fakti: Çdo vit 500 shoferët e urgjencës kombëtare do të paguajnë 8.76 milionë lekë të reja më pak në arkën e shtetit (71.8 mijë euro më pak).

Të këshilluara

72 raste të reja me koronavirus në vend

72 raste të reja janë shënuar në 24 orët e fundit në Shqipëri me COVID-19. Tirana mban kryesimin sa i përket rasteve të reja me 19 raste ndjekur nga  Kruja m...

11:25

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI