Flash

BE zgjedh të rihapë plotësisht kufijtë nga 1 korriku vetëm për dy vende të Ballkanit

Lapsi.al 28 June 2020
BE zgjedh të rihapë plotësisht kufijtë nga 1 korriku

Diskutimi ishte shumë i gjatë në Bruksel, por Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm (Coreper), i cili mbledh së bashku ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE), arriti dakordësinë për një propozim për rihapjen e kufijve të jashtëm për 14 vende duke nisur nga 1 korrikut.

Këto janë Australia, Kanada, Koreja e Jugut, Japonia, Zelanda e Re, Ruanda, Tajlanda, Uruguaji, tre shtetet e Magrebit (Algjeria, Maroku, Tunizia ), dy shtete të Ballkanit (Mali i Zi, Serbia) dhe Gjeorgjia. Pasi që është ende pjesë e BE-së gjatë periudhës së tranzicionit, përpara Brexit, Mbretëria e Bashkuar trajtohet si një shtet anëtar.

Lista duhej të përcaktohej përfundimisht mbrëmjen e së shtunës dhe do të miratohet me shumicë votash të hënën. Por disa kryeqytete kanë kërkuar kohë për ekzaminim të mëtejshëm.

Mund të rishikohet në intervale të rregullta, por në çdo rast Shtetet e Bashkuara, Rusia, Izraeli, Turqia ose Arabia Saudite aktualisht janë përjashtuar prej saj, për shkak se situata e pandemisë Covid-19 vlerësohet më serioze sesa në Evropë. Kina është një përjashtim: Udhëtarët kinezë mund të hyjnë në Evropë, por me kushtin që vendi i tyre të respektojë parimin e reciprocitetit duke autorizuar udhëtimin evropian në Kinë. Ky nuk është rasti në këtë fazë, dhe konsiderohet i pamundur në një afat të shkurtër.

Lista nuk është plotësisht e detyrueshme, pas menaxhimi i kufijve mbetet kompetencë kombëtare. Vendet anëtare nuk mund të jenë të hapura për të 14 kombësitë e zgjedhura, por nga ana tjetër ata marrin përsipër të mos pranojnë shtetas të shteteve të tjera.

Të këshilluara

72 raste të reja me koronavirus në vend

72 raste të reja janë shënuar në 24 orët e fundit në Shqipëri me COVID-19. Tirana mban kryesimin sa i përket rasteve të reja me 19 raste ndjekur nga  Kruja m...

11:25

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI