Flash

Bilanci i Guardia di Finanza: 16 ton drogë nga Shqipëria drejt Italisë gjatë 2019-s

Lapsi.al 28 June 2020
Bilanci i Guardia di Finanza: 16 ton drogë nga Shqipëria drejt

16 ton drogë janë kapur nga Guardia di Finanza gjatë vitit 2019, të trafikuara nga Shqipëria përmes detit Adriatik dhe Jon. Rajonet më të frekuentuara janë brigjet jugore të Puglia-s dhe Kalabrisë, të cilat u furnizuan me lloje të ndryshme lëndësh narkotike. Në pranga janë vënë 15 skafistë, ndërsa sipas palës italiane nuk kanë munguar dhe kontrabanda e naftës apo trafiku i qenieve njerëzore.

Rreth 16 ton drogë janë sekuestruar në vitin 2019 nga Guardia di Finanza, e trafikuar nga Shqipëria nëpërmjet detit Adriatik dhe Jon.

Në një raport vjetor, policia italiane bën të ditur se rajonet më të frekuentuara nga trafikantët shqiptarë, janë brigjet jugore të Puglia-s dhe Kalabrisë, të cilat u furnizuan kryesisht me kanabis, marijuanë, kokainë, por dhe armë e municione.

Sipas fqinjëve, 15 nga kontrabandistët e arrestuar, për të kaluar detin përdorën kryesisht gomone oqeanike dhe skafe me motor të fuqishëm, të afta për të çarë detin me ngarkesë të lartë dhe në kohë të shkurtër.

Të dhënat u bënë të ditura gjatë prezantimit të raportit vjetor, ku secili rajon referoi rezultatet e arritura përgjatë vitit të shkuar.

Reparti operativ i rajonit të Puglia-s bëri të ditur se vetëm në territorin e tyre gjatë janë sekuestruar 3 tonë drogë e janë arrestuar 5 skafistë në det.

Reparti operativ i Kalabrisë informoi se kanë sekuestruar 2.2 tonë kokainë, 3.9 tonë marijuanë, 130 armë, mbi 55 mijë municione e 320 kg eksploziv.

Autoriteti më i lartë policor në Itali, Guardia di Finanza, rendit si operacionin “Shoes” si më të suksesshëm në Katania, ku u shkatërrua një grup kriminal i trafikut të drogës, i përbërë nga klanet mafioze siçiliane, kalabreze, napolitane dhe shqiptare.

Vetëm në këtë rajon, GDF italiane ka sekuestruar mbi 403 kg drogë e duke prangosur mbi 40 trafikantë droge.

Droga nuk është i vetmi trafik i kryer nga shtetasit shqiptar drejt brigjeve italiane, pasi policia e rajonit të Ravenës ka sekuestruar 5 çisterna me 163 mijë litra karburant, e kontrabanduar nga vendi ynë.

Rruga detare drejt brigjeve italiane përdoret dhe për trafikun e paligjshëm të qenieve njerëzore.

Vitin e shkuar janë sekuestruar 145 mjete detare, të cilat transportuan 5 mijë klandestinë.

Për këto raste të trafikut të paligjshëm, Guardia di Finanza ka vënë në pranga 48 persona.

Një tjetër drejtim ku Guardia di Finanza u fokusua gjatë vitit të shkuar ishte dhe lufta kundër evazionit fiskal, ku u konstatuan 6.841 krime financiare, 1.627 prej tyre për mashtrim fiskal ndërkombëtar, duke vënë në pranga 389 persona si dhe sekuestruar pasuri me vlerë mbi 1 miliardë euro. /Ora News

Të këshilluara

72 raste të reja me koronavirus në vend

72 raste të reja janë shënuar në 24 orët e fundit në Shqipëri me COVID-19. Tirana mban kryesimin sa i përket rasteve të reja me 19 raste ndjekur nga  Kruja m...

11:25

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI