Flash

Fondacioni i konservatorëve britanikë: Procesi i nisur nga PD model për rajonin

Lapsi.al 26 June 2020
Fondacioni i konservatorëve britanikë: Procesi i nisur nga PD model

Fondacioni Westminister i Partisë Konservatore në pushtet në Britaninë e Madhe, përshëndeti nisjen nga PD të procesit të përzgjedhjes së kandidatëve nga anëtarësia.

Fondacioni i Partisë Konservatore veçoi rëndësinë e krijimit të Komisionit për Përzgjedhjen e Kandidatëve brenda Partisë Demokratike. Në postimin e tyre në Instagram, Fondacioni shpreh krenarinë që ndihmoi PD në nisjen e këtij procesi model për demokracinë dhe për rajonin.

Basha2

Më poshtë qëndrimi zyrtar i Fondacionit Westminister i Partisë Konservatore të Britanisë së Madhe: 

"Partia Demokratike e Shqipërise njoftoi dje se po krijon një Komision të ri për Përzgjedhjen e Kandidatëve, të frymëzuar nga modeli i Partisë Konservatore. Themelimi i këtij organi të ri në strukturën partiake të PD është një hap shumë i rëndësishëm për të siguruar që zgjedhja e kandidatëve të jetë transparente, konkurues dhe meritokratik.Jemi krenarë që kemi frymëzuar dhe mbështetur këtë iniciativë. Ky zhvillim është jetik për demokracinë në Shqipëri. Është nisma e parë e këtij lloji dhe hap rrugën për partitë e tjera në rajon që të ndjekin këtë model." 

Alex Shelbroooke, deputeti konservator britanik përshëndet procesin e brendshëm te perzgjedhjes se kandidaturave për deputetë të Partisë Demokratike.

Alex Shelbrooke, deputeti i Partisë Konservatore në Parlamentin Britanik, me anë të një postimi në Twiter përshendeti procesin e brendshëm zgjedhor që Partia Demokratike po ndërmerr për të nxjerrë kandidaturat e saj për deputetë dhe kryetarë bashkish në zgjedhjet e ardhshme. Z.Shelbrooke ka qënë një ndër kontribuesit kryesor të këtij procesi, i cili së bashku me Fondacionin Westminister dhanë konsulencën e tyre për mbarëvajtjen dhe zhvillimin e një prej proceseve më të rëndësishme politike për një parti këto 30 vitet e fundit.

Më poshtë postimi i tij: 

Puna që bëmë së bashku me@WFD_Democracy, ndërsa isha Përfaqësues Ndërkombëtar i @Conservatives, ndihmoi Partinë Demokratike të Shqipërisë të modernizojë proceset e tyre të brendshme, përfshirë zgjedhjen e kandidatëve. 

Të këshilluara

77 raste të reja me koronavirus në vend

Ministria e Shëndetëësisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 77 persona. Kujtojmë se një ditë më parë u regjistruan ...

10:16

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI